Të përgjithshme/Dreny

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sali Ram Berisha (lindi më 15 tetor 1944) aktualisht është kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Njihet si presidenti i parë i zgjedhur nga nje parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike i Shqipërisë në vitet 1992-1997. Sali Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitin 1989.

Sali Berisha lindi në fshatin Viçitol të Tropojës në kufi me Kosovën. Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme ; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës. Rënia e komunizmit

Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij Ramiz Alia do të zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan. Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin Sali Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur në thirrjet e tyre për ndryshime në Shqipëri. Në tetor të vitit 1989 në një interviste me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi, por intervista e regjistruar nuk u transmetua në televizion. Në gusht të vitit 1990 në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” më 17 shtator 1990 Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak. Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Sali Berisha ka qenë zgjedhur i parlamentit në 1991, 1992, 1997, 2001, 2005, 2009. President 1992-1997

Sali Berisha Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit ; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995 ; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë. Zgjedhjet parlamentare të radhës në 1996 u manipuluan nga PD e Sali Berishës, e me gjithe protestat e opozitës si dhe thirrjen e bërë nga Bashkimi Evropian e SHBA për përsëritjen e tyre u injoruan. Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe mas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President. Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005. Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partit e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave. Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Me 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera nga qeveria e z. Berisha. Me 28 qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla. Kështu kryetari i PD z. Sali Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë qe u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re do të jetë qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane.