Të vërtetat e fshehura: Incidenti i Kanalit të Korfuzit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Të vërtetat e fshehura: Incidenti i Kanalit të Korfuzit libër (Histori) me Autor Paskal Milo. Shtëpia botuese: Toena. Viti i botimit 2010. Faqet e librit 412. ISBN 978-99943-1-662-5

Pas 16 vjetesh studimi historiani dhe holitikani Paskal Milo sjell botimin më të fundit për atë që vlerësohet si një nga ngjarjet më të errëta - incidenti i Kanalit të Korfuzit.

"Të vërtëtat e Fshehura të kanalit të Korfuzit" është cilësuar nga historianët të cilët kanë referuar mbi këtë botim në ceremoninë e prezantimit si varianti më shterues për këtë ngjarje që edhe 54 vjetë më vonë kishte mbetur i pazbardhur.

Ajo çka është shkruar në libër është shkruar me vullnetin e mirë për ti shkuar deri në fund të vërtetës. Nëse aty për herë të parë shkruhen dhe zbulohen disa dokumenta që ndriçojnë për mendimin tim përfundimisht tregimin dhe të vërtetën që ka ndodhur pas një pune shumë-shumë të lodhshme, tha Milo.

Por megjithë punën shumëvjeçare për studimin autorit i ka mbetur edhe një peng sepse ne kemi akoma pa shfrytëzuar plotësisht arkivat jugosllave.

Incidenti i kanalit të Korfuzit, që libri përpiqet të zbardhe në këtë studim të Paskal Milos, daton në 22 tetor të vitit 1946 menjëherë pas luftës së dytë botërore kur dy anije të Britanisë së Madhe kaluan në ujrat territoriale shqiptare. 45 oficerë dhe marinarë britanik humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën. Pala shqiptare në atë kohë mbrojti variantin e minimit të zones por jo si akt i saj ndërsa Britania e kundërshtoi. Këto mosmarrëveshje për më shumë së gjysmë dekade dhe pasojat e saj autori thotë së është përpjekur të zbardhë.