Taip Perjuci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Taip Perjuci u lind më 1917 dhe vdiq më 1999.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Gjakovë në vitin 1917. shkollën fillore, një klasë gjimnaz dhe shkollën tregtare trivjeçare i kreu në gjuhën serbe në vitin 1933.Kursin pedagogjik në gjuhën shqipe e kreu në vitin 1941 në Mitrovicë, të cilin e udhëhiqte Bedri Gjinaj, e ku jepnin mësim: Nexhip Deva, Bedri Pejani, Ferid Bajrami etje. Më 1942 u emërua mësues i shkollës fillore shqipe në Suhodoll të Mitrovicës, ku punoi deri në ripushtimin e Kosovës. Në vitin 1945 u riemërua mësues në Rezniq të Gjakovës, pastaj në fshatin Vinarc afër Mitrovicës. Kudo që punonte arrinte sukses të lakmueshëm, fitonte simpatinë e prindërve dhe dashurinë e nxënësve. Kjo, si duket, nuk u pëlqente pushtetmbajtësve lokalë, prandaj e përjashtuan nga procesi mësimor si të papërshtatshëm ideopolitikisht. Meqë mbeti disa vite i papunë, u detyrua të shpërngulej me familje në Pejë, ku u punësua në përfaqësinë e një ndërmarrjeje tregtare të Suboticës prej ku doli në pension. Për kontributin e dhënë në arsim, gjatë viteve 1941-1944, u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha, me Dekretin nr.811, dt. 11 prill 1944.Vdiq gjatë luftës, në vitin 1999, pasi forcat serbe e kishin dëbuar me dhunë nga shtëpia.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: pika5A. ISBN 9951-12-003-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)