Taktika dhe planifikimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hyrje[redakto | redakto tekstin burimor]

- Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit, sё kёndejmi ruajtja e rendit dhe qetёsisё publike si objektiva nё fushёn e sigurisё janё synim primar i çdo policie bashkёkohore nё shtetet demokratike. Gjatё veprimeve tё veta konform ligjit dhe kushtetutёs policia ndёrmerr masa dhe veprime tё caktuara konform situatёs konkrete pёr tё realizuar objektivat e veta tё percaktuara me plane strategjike gjithnjё konform mandatit tё vet formal. Siç u cek mё lart tё pёrcaktuara me ligj dhe kushtetutё. Ndёr ato veprime tё shpeshta tё operacioneve policore tё karakterit kriminalistiko-procedural penal ёshtё edhe bastisja, veprim policor i pёrcaktuar me dispozit konkrete ligjore. Edhe dispozitat e kodit tonё penal dhe atij procedural e rregullojn decidivisht çёshtjen e bastisjes. Motivimi dhe orientimi im pёr temёn bazohet nё rёndёsinё e bastisjes si veprim kompleks dhe i shumёllojshёm penalo-procesor dhe kriminalistik, i cili ndёrmerret me qёllim te gjetjes sё personit dhe arrestimit tё tij. Me qёllim tё gjetjes sё mjeteve tё rёndёsishme pёr nevoja tё procedurёs penale tё cilat do tё shikohen, do t`i nёnshtrohen ekspertizёs ose do te ekspozohen pёr tu njohur. Siç tregon vet titulli i punimit të diplomës përmbajtja dhe analiza e tij është e kushtëzuar dhe e bazuar në diç që ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe pёr njё bastisje tё suksesshme. Në këtë kontekst theksin gjatë punimit do ta vejmë në planifikimin dhe taktikёn e bastisjes posaçёrisht nё rregullat tё cilat janё te precizuara nё “Kodin e Procedurёs Penale tё Kosovёs”.Do tё bazohemi ne literaturёn nga lëndёt universitare të mbajtura gjatё studimeve siç janё ”Hyrje në Kriminalistikë” , “Taktika Kriminalistike” , “E Drejta e Procedurës Penale” të ligjeruara nga profesorët me eminent të këtyre fushave , siç janë: Doc.dr. Borislav Petrović , Doc.dr. Nedžad Korajlić , Prof.dr. Hajrija Sijerćić-Ćolić, Mr.sc. Haris Halilović , ligjërues të lëndve të lartëcekura. Bastisja si njё ndёr temat mё tё pёrfolura nё publik dhe media, e cila pёrfolje pasqyron njё rivalitet nё mes tё organizatave pёr mbrojtjen e lirive dhe tё drejtave tё njeriut nё njёrёn anё dhe organeve hetimore nё anёn tjetёr. Kёtu bjen ndesh pra efikasiteti me liritё dhe tё drejtat e njeriut, tё cilat vёhen nё peshoje. Gjithmonё organet hetimore akuzohen pёr mosrespektim tё “Kodit te Procedures Penale” nё ndjekjen e procedurёs gjatё kryerjes sё bastisjes.

Pra bastisja e pa bazuar prek tё drejtat e shtetasve tё garantuara me kushtetutё, siç janё paprekshmёria e banesёs, fshёhtesia e korrespodencёs. Prandaj bastisja zhvillohet vetёm atёherё kur egziston dyshimi i bazuar se personi fsheh prova materiale ose sende ne trupin e tij, nё vende ose banesa dhe vetёm me miratimin e gjykatёs. Gjykata vepron vetё ose urdhёron qё veprimi tё kryhet nga zyrtaret e policisё tё caktuar me vendim.

Normalisht pёr keqpёrdorime tё mundshme tё organeve policore gjatё bastisjes nuk kemi tё dhёna zyrtare apo ndonjё raport te ndonje organizate joqeveritare, mirёpo ёshtё njё qёndrim i pёrgjithshem publik se shumё pak respektohtet procedura e rregulltё ligjore pёr bastisje. Duke u nisur nga kёto qё u tha dua tё rikujtoj rёndёsinё e bastisjes si masё operative, hetimore, kriminalistike e cila nё mbrendsinё e vet ёshtё njё aktivitet shumё kompleks dhe shum i rёdёsishёm me tё cilin arrihet deri tek provat dhe indiciet matriale gjegjsisht deri tek objektet dhe gjurmёt e veprёs penale si dhe zbulimi dhe arrestimi i kryesit tё veprёs apo pёrsonave tё cilёt kёrkohen.

Nё kuadёr tё veprimeve hetimore “Kodi i Pocedures Penale tё Kosovёs” njeh kёto veprime :

  • 1. Marrja nё pyetje e tё pandehurit;
  • 2. Marrja ne pyetje e deshmitarit;
  • 3. Ekspertiza;
  • 4. Kontrolli dhe konfiskimi i pёrkohshem
  • 5. Inspektimi i vendit tё ngjarjes dhe rikonstruktimi dhe
  • 6. Identifikimi i pёrsonave dhe sendeve

Nё shumё shtete kёto veprime me tё drejtё quhen veprime argumentuese.

Qёllimi – Qёllimi i kёtij punimi tё diplomёs ёshtё shqyrtimi dhe elaborimi sa mё i mirё dhe mё profesional nё menyrё qё rezultatet e arritura t’u shёrbejnё tё gjithё atyre qё kanё interesime teorike nga kjo fushё si dhe t’u sherbejё edhe tё gjithё atyre tё cilёt praktikisht ndeshen me kёtё problematikё nё punёn e tyre tё pёrditshme.

Metodologjia e punimit tё diplomёs[redakto | redakto tekstin burimor]

Nё shtjellimin e kёsaj teme jam shёrbyer me metodat e pёrgjithshme relevante metodologjike siç janё :

  • Analiza
  • Sinteza
  • Deskripsioni
  • Krahasimi
  • Statistika.

Analiza - Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve.Në procesin e njohurisё shkencore alanila është e para dhe mё themelorja. Sinteza - është metoda më tipike e të ashtuquajturave metoda sintetike e cila drejtëpërsëdrejti mbështetet në procedurën e bashkimit-ngjitjes së elementeve të një tersie. Pra ketë metod e kemi perdorur duke analizuar e hulumtuar të gjitha tekstet universitare dhe të gjitha dispozitat ligjore te cilat përcaktojn dhe definojn bastisjen si veprim kriminalistik. Me metoden e sintezës kemi bashkuar qe gjitha ato te dhëna të duhura që një bastisje të jetë efikase.

Deskripsioni - Me këtë metodë jam shёrbyer pёr tё pёrshkruar tё gjitha masat dhe veprimet tё cilat merren gjatë bastisjes duke shfrytёzuar tё gjitha njohuritë e mia tё fituara gjatё studimeve, tekstet universitare , dhe “Kodin e Procedurёs Penale tё Kosoves”. Krahasimi - Meqenëse bastisja ёshtё aktivitet operativ procedural-kriminalistik shumё delikat kam bërë një krahasim nё mes tё sistemit monist ku bastisja ёshtё bërё në mënyrё shumë tё vrazhdë dhe të drejtat e njeriut po thuaj se nuk janë respetuar fare dhe nuk ёshtë marrё leje nga gjykata dhe sitemet demotratike ku bastisja zhvillohet nё bazë të situatës të krijuar por gjithmonë konform ligjit tё procedurёs penale dhe me lejen e gjykatёs.Statistika – Po thuaj gjatë gjithё punimit tё diplomёs mё ka shёrbyer kjo metodë duke u bazuar nё disa statistika por jo zyrtare, kam vlerësuar të gjitha lёshimet dhe shkeljet qё bёhen gjatё bastisjes.

Pёrkufizimi konceptual i bastisjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Bastisja apo (kontrolli) siç e ka emёrtuar ligjvёnёsi ёshtё veprim penalo-procesor dhe kriminalistik, i cili njёkohësisht merret me qёllim tё gjetjes së personit të dyshuar dhe arrestimit tё tij ose me qёllim tё gjetjes sё mjeteve tё rёndёsishme pёr nevoja tё procedures penale. Bastisja ndahet nё :

  • a) Bastisje si veprim hetimor
  • b) Bastisja provizore pёr çёshtje sigurie

Bastisja pёr çёshtje sigurie ёshtё e rregulluar me nenin 204 tё “KPPK (Kodi i Procedurёs Penale tё Kosoves)” dhe pёrfshin kontrollin apo bastisjen personale (kontrollin e pёrsonave) dhe ёshtё kontroll tё cilin mund ta bёjё policia kur ekziston rrezik qё personi tё ketё armё ose mjete tjera tё rrezikshme qё mund tё pёrdoren pёr sulm apo pёr vetёplagosje. Bastisja provizore pёr çёshtje sigurie nuk pёrfshin bastisjen e personave nё kuptimin e verpimit hetimor, por ёshtё e kufizuar nё kontroll pёr armё nё rrobat e jashtme tё personave e sidomos nё verifikimin provizor te valigjeve ose automjeteve te cilat jane nёn kontrollin direkt te personit tё tillё (Neni 204 paragrafi.2 KPPK)

“Bastisja si veprim penalo-procesor gjithmonë ka karakter represiv, nëpërmjet të cilit gjurmohet me ndihmën e shqisave si dhe të pajisjeve teknike. Për këtë arsye, dyshimi për ekzistimin e veprës penale konkrete duhet të jetë në nivel të dyshimit të bazuar (Neni 240, paragrafi 1, KPP).Dallimi tjetër midis bastisjes si veprim hetimor dhe bastisjes provizore për çështje sigurie qëndron edhe nga pikëpamja e bazës ligjore. Kështu, bastisja provizore për çështje sigurie e personave zbatohet në mënyrë direkte, në bazë të normës ligjore (Neni 204, KPPK), kurse bastisja si veprim hetimor bëhet në bazë të mandatit të gjykatësit, por në raste të jashtëzakonshme (Neni 245, paragrafi 1 KPP) edhe pa mandat të gjykatësit” .Nё nenin 240 paragrafi 1 tё “KPPK(Kodi Procedurёs Penale tё Kosovёs)” si objekt i bastisjes paraqitet shtёpia, lokalet tjera dhe tё pronёs. Me nocion “lokalet tjera” nenkuptohen edhe mjetet e transportit (automobil, autobus, aeroplani, anija, barkat), objektet publike ( restorante, diskoteka, kafeteria, stacioni i autobuseve dhe i trenit, limani dhe aeroporti). Gjithashtu mendojmё se kjo perfshin edhe hapesirat e hapura si parkun, pyllin sheshin, shetitoren etj. Pra bastisja mund tё jetё :

  • - Bastisje e shtёpisё dhe lokaleve tjera;
  • - Bastisje e hapesirёs sё hapur
  • - Bastisje e pasurisё dhe
  • - Bastisje e personave

Pёr ndryshim nga “KPPK” ka raste nё shtete tjera qё “KPP” parasheh edhe bastisjen e zyrave te avokatit sipas procedures tё pёrcaktuar me parё. Bastisja mund tё bёhet nё bazё tё mandatit pёr bastisje tё lёshuar nga gjyqtari i procedures paraprake (nenet 240-244 KPPK) dhe pa mandat (neni 245 KPPK).

Korniza juridike pёr bastisje[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke u nisur nga ajo se bastisja ёshtё veprim hetimor procduralo-kriminalistik do te ndaliemi tek procedurat dhe kushtet juridike tё cilat egzistojnё dhe duhet tё ndёrmerren gjatё kryerjes sё bastsijes. “Kushtet pёr kontroll apo bastisje janё rregulluar me Nenin 240 tё Ligjit, sipas tё cilit gjyqtari i procedurёs paraprake mund ta urdhёroj bastisjen e shtёpisё, lokaleve tjera dhe pasurisё sё personave tё caktuar nёse ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepёr penale e cila ndiqet sipas detyrёs zyrtare dhe nёse ekziston mundёsia reale qё rezlultati i bastisjes te jetё arrestimi i atij personi apo zbulimi dhe konfiskimi i provave tё rёndёsishme pёr procedurёn penale”. Pra krahas dyshimit tё bazuarb kёrkohet edhe egzistimi i tё ashtuquajturёs “mundёsi reale” qё rezultati i bastijes tё jet arrestimi ipersonit tё dyshuar apo zbulimi dhe konfiskimi i provave tё rendёsishme pёr procedurёn penale. Edhe nё rastet kur personi nuk ёshtё i dyshuar se ka kryer vepёr penale bastisja mundё tё urdhёrohet vetёm nga gjyqtari i procedurёs paraprake nё dy raste :

  • Kur realisht besohet se rezultat i bastisjes do tё jetё arrestimi i tё pandehurit ose:
  • Kur ёshtё e domosdoshme tё ruhet prova e vepёs penale ose tё konfiskohen objektet e caktuara tё cilat nuk mund tё ruhen apo tё merren pa bastisje dhe kur egziston mundёsia reale qё provat apo objektet e tilla tё gjenden nё lokalet apo pronёn e cila duhet tё kontrollohet.”Autorizimin pёr dhёnien e urdhrit pёr bastisje e ka ekskluzivisht gjyqtari i procedurёs paraprake” . Urdhri pёr bastisje jepet me aktvendim tё formёs sё shkruar nё bazё tё kёrkeses me shkrim tё prokuroit publik ose nё rastet orgjente me kёrkes policisё gjyqsore, ky urdhёr permban:
  • Identifikimin e personit kundёr tё cilit lёshohet urdhёresa ;
  • Emёrtimin e veprёs penale lidhur me tё cilin leshohet urdhri;
  • Arsyetimin e bazёs pёr dyshim dhe mundёsi reale, ne pajtim me nenin e 240 tё “KPPK”(Kodi i Procedurёs Penale tё Kosovёs);
  • Pёrshkrimin e objektit i cili kёrkohet me bastisje;
  • Pёrshkrimin e posaçёm tё personit, lokaleve dhe pronёs tё cilat do tё bastisen dhe informatat tjera tё rendёsishme pёr bastisje.

“Urdhёrkontrollin e ekzekuton policia gjyqёsore me ndihmёn e nevojshmetё zyrtarve tё tjerё te policisё brenda dyzet e tetё oreve nga lёshimi i urdhrit”. Pёr bastisje ёshtё i rёndёsishёm edhe intervali kohor kur kryhet bastisja i cili ёshtё nga ora 06:00 deri nё ore 22:00 bastisja jashtё kёtij intervali kohor ndodh nё raste kur bastisja ёshte filluar gjatё ketij intervali kohor por nuk ka arrit tё pёrfundohet dhe nё raste kur ka arsyje se vonesa mund tё rezultoj me atё se pёrsoni ne kerkim mund tё arratiset, gjurmet ose provat mund tё asgjesohen, kjo lejon gjyqtarin e procedurёs paraprake tё lejon fillimin e bastisjes edhe jasht kёtij intervali kohor. Para fillimit tё bastisjes poicia gjyqsore duhet ti prezantoj personit tё cilit i drejtohet urdhri dhe e njofton se ka tё drejt tё kontakjon me avokatin e tij i cili ka te drejt tё jet i pranishёm gjat kryerjes sё bastisjes. Nё raste kur personi kёrkon qё avokati i tij te jetё prezent gjat bastisjes policija gjyqsore shtyn kontrollin per bastisjen por jo me shumё se 2 orё nga njoftimi i avokatit pёr bastisje. Por policija gjyqsore ndёrmerr masa pёr kufizimin e lёvizjes sё personit ose personave qё gjenden nё lokalet ku do te bёhet bastisja. Nё raste tё ngutshme mund te fillohet bastisja edhe pa perfundimin e kohёs sё ardhjes sё avokatit. Para se tё filloj bastisja policia gjyqsore i kёrkon personit tё dorzoj personin ose mjetёt e kerkuara.

Mos informimi i personit pёr bastisje ndodh atёher kur pritet rezistenc e armatosur nga personi ose kur ka dyshim se efekti i bastisjes mund te humbet po qё se nuk fillohet pa paralajmrim e sidomos kurё bastisja bёhet nё lokale publike. Gjatё bastisjes sё shtёpis apo lokaleve tjera pronari ka tё drejt tё jet prezent gjatё bastisjes. “Gjatё bastisjes sё personave, shtёpis apo lokaleve tjera duhet tё jenё tё pranishёm dy persona tё rritur si dёshmitar”.

Duhet paralajmruar dёshmitarёt para fillimit tё bastijes qё tё pёrcjellin me vemendje se si po kryhet bastisja dhe njoftohen se kanё tё drejtё te bejnё vёrejtje nese ato do ti hasin nё procesverbalin tё cilin do ta nёnshkruajn. Pra pёr çdo bastisje tё shtpis, lokaleve tjera duhet tё pёrpilohet procesverbali i cili duhet tё nёnshkruhet nga personi tё cilit i bastiset shtёpija apo lokali. Ky procesverbal mund tё nёnshkruhet edhe nga avokati mbrojtёs i personit tё cilit i bastiset shtёpija apo lokali nё qoft se ёshtё i pranishёm, dhe nga personat pranija e te cilёve ёshtё e obliguar. Nё qoft se gjat bastisjes ёshtё hasur nё mjete apo prova tё vepres penale pёr tё cilёn ёshtё zbatuar bastisja por qё tregojn njё vepёr penale e cila ndiqet sipas detyrёs zyrtare duhet tё konfiskohen dhe tё shёnohen nё procesverbal dhe lёshohet njё vёrtetim pё gjerat e konfiskuara. Menjёher pas kёtij veprimi njoftohet prokurori publikё pёr fillimin e procedurёs sё re. Gjerat e konfiskuara kthehen menjёher pasi qe prokurori publik zbulon se nuk ka bazё pёr ndjekje penale e as ndonjё bazё tjetёr pёr konfiskimin e mjeteve tё cilat janё konfiskuar gjatё bastisjes. • Bsatisja me urdhёresё tё gjykatёs - Duke u nisur nga nga ajo qё e drejta pёr privatёsi , gjegjёsisht respetimi i jetёs familjare dhe shtёpisё ёshtё njёra ndёr tё drejtat themelore tё njeriut, ёshtё e logjikshme se vetёm gjyatёsi mund tё urdhёroj bastisjen, pra as njё organ tjetёr shtetёror, pёrveç gjykatёs nuk mund te urdhёroj bastisjen as edhe prokurori, i cili udhёheq procesin hetimor. • Bastisja pa urdhёresё tё gjykatёs – “Nё raste tё pёrcaktuara qartё, policia mund tё hyjё nё shtёpi apo nё hapsira tё tjera dhe tё bёjё bastisje pamandat, kur de fakto bёhet fjale pёr mandat gojor, i cili jepet nё vendin e ngjarjes”.

Sipas nenit 245 tё “KPPK” policia mundё tё hyje nё shtёpin, lokalin e personit pa mandat nё rastet kur: personi tё cilit i bastiset shtёpija apo lokali pajtohet me dije apo vullnet qё bastisja te bёhet; kur ndonjё person kёrkon ndihmё; kur kryesi i kapur gjatё kreyerjes sё veprёs duhet tё arrestohet pas ndjekjes; kur e kerkojn kёtё si gurija e njёrzve dhe pasurisё; dhe kur personi ndaj te cilit gjykata ka lёshuar fletarrest gjendet nё shtёpi apo nё lokale tjera.

Taktika Kriminalistike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuptimi i Taktikёs[redakto | redakto tekstin burimor]

“Shprehja “taktikё” vjen nga fjala greke “taktikё – techne” qё do tё thotё shkathtёsi veprimi”. Taktika kriminalistike ёshtё sistem metodash shkencore, tё cilat zbatohen nё procesin e pёrgaditjes dhe tё zhvillimit tё veprimeve hetimore e gjyqёsore me qёllim qё veprat penale tё zbulohen shpejt,tё hetohen nё mёnyrё tё plotё e tё gjithanshme dhe tё parandalohen. Me zbatimin e tyre organi i procedures orientohet mё shpejtё dhe mё lehtё nё gjendjen e ngatёrruar qё ёshtё krijuar nga kryerja e vepres penale, nё kuadёr tё kёsaj mund tё permendimin metodot siq jane: Mbledh provat nё mënyrë operative , njeh mёnyrat, veprimet dhe qёndrimet e fajtorit, zbulon shkaqet dhe motivet e vёrteta tё veprёs penale, krijon kushte pёr tё dhёnё njё vendim tё drejtё e tё mbёshtetur nё ligj, merr masa pёr parandalimin e veprave penale.

Taktika kriminalistike studion si veprimtarinё e atyre personave qё kanё kryer veprёn penale, ashtu edhe veprimtarinё e subjekteve qё janё ngarkuar me ligj pёr zbulimin e mekanizmit tё ngjarjes. Pra në bazë tё kёsaj qё u cek mund të themi se taktika kriminalistike ёshtё mjet i kriminalistёve pёr kundёrvёniet ndaj taktikёs sё kriminelёve apo delikuenteve, tё ashtuquajturёs taktikё e kriminelёve.

“Taktika kriminalistike i ofron modelet mё optimale tё veprimit kriminalistik tё karakterit tё pёrgjithshёm, pra ato qё vazhdojnё pёr tё gjitha veprat penale. Ajo e bёn lidhjen organike të mёnyrёs taktike dhe teknike tё punёs siç ёshtё e popullarizuar tё thuhet, taktika ia jep shpirtin teknikёs. Nё suaza tё shkencёs sё kriminalistikёs nuk mud tё ndёrmerret qfardo mase apo veprimi taktik,teknik apo metodik pa zbatimin e rregullave dhe parimeve tё taktikёs kriminalistike”.

Taktika e Bastisjes

Duke u nisur nga fjala taktikё qё do tё thotë shkathtёsi veprimi, do tё fokusohemi nё ato veprime tё cilat do tё mirren ose parashihen se do tё mirren gjatë bastisjes. Pra nё kuadrin e taktikёs sё bastisjes ёshtё pёrpunuar aspekti kriminalistik i bastisjes sё tё gjitha objekteve. Taktika kriminalistike i pёrket strategjisë kriminalistike si tërësi gjatё kryerjes sё ketij veprimi hetimor. Nё tё gjitha tekstet e kriminalistikёs njё rёdёsi tё veçant ka pёrgaditja pёr bastisje. Pra me kёtё nёnkuptojmë se kemi tё bёjmё me njё segment tё rёndёsishem gjatё kryerjes sё bastisjes.Shumё autor tregojnё elementet e pёrgaditjes pёr bastisje. Sipas tyre pёr kompletimin e njё bastisje qё ajo tё ketё rezultate tё kënaqshme ata parashohin tё nevojshme tё pёrcaktohet : Vendi ku do tё kryhet bastisja, koha kur do tё fillojë bastisja , tiparet e personave qё do tё bastisen , zgjedhja e drejt dhe numri i mjaftushёm i policëve qё do te marrin pjesё nё bastisje. Një rëndёsi tjetёr ёshtё percaktimi i mjeteve apo paisjeve tё nevojshme pёr bastisje. Si vazhdmësi e pergaditjeve duhet tё pёrcaktohet edhe mjeti i cili kёrkohet pёr arsye se midis policëve apo personave tё autorizuar pёr bastisje mund tё ketё tё tillë qё nuk janё ekspert tё asaj fushe tё cilёs i pёrket mjeti i cili kёrkohet,prandaj ёshtё e udhёs qё ata tё njoftohen me specifikat e mjetit qё kёrkohet. Nё raste kur kemi bastisje urgjente tё cilat bёhen praktikisht edhe pa pёrgaditje nga aspekti kriminalistik dallojmë: Bastisjet me pёrgaditje dhe bastijse pa pёrgaditje.

Sipas mendimit tё disa autorve faza e pёrgaditjeve ёshtё njё prej mometeve vendimtare pёr suksesin e bastisjes, prandaj duhet qё nё tё ardhmёn bastisjet pa kurrfar pёrgaditje te jenё shumë të pakta ose tё mos ndodhin fare. Pra edhe nё rastet mё urgjente duhet tё kemi disa përgaditje tё improvizuara minimale pa tё cilat po thuaj ёshte e pamundur tё bёhet bastisja.

Planifikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Planifikimi ёshtё funksioni kyq nё secilin nivel tё menaxhimit. Nё nivelin e vijёs sё parë kjo ёshtё njёra prej shkathtësive kryesore teknike e cila kёrkohet. Secili aktivitet kriminalistik, ashtu edhe planifikimi i bastisjes e cili bёhet pёr arsye tё kapjes sё personit tё dyshuar se ka kryer vepёr penale apo pёr qellim tё konfiskimit tё objekteve qё i takojnё veprёs penale nёnkupton shpenzimin sa me pak tё kohёs, fuqisё dhe mjeteve. “Pёrmbushja e kёtij imperativi bazohet nё kryerjen paraprake tё njё vargu tё aktiviteteve tё lidhura mirё tё katakterit ideor-krijues, kёshtu qё procesi krijues i cili i paraprinё realizimit tё aktiviteteve tё synuara quhet planifikim ndёrsa produkti i tij final plan”.

“Nё pёrgjithësi, planifikimi ёshtё njё proces i vazhdushёm i pёrgaditjeve pёr aktivitetet nё disa prej pikave nё tё ardhmen , pa marrё parasysh se a bёhet fjalё pёr gjysёm orёn e ardhshme apo disa vitet e ardhshme. Pavarёsisht nga zona apo njesia pёrbrenda organizatёs, pёr tё cilat menaxheri apo mbikqyrësi ёshtё përgjegjёs. Tё gjitha detyrat qё duhet tё kryhen duhet t’i kenё konsideratat e thella. Kjo perfshinё ekzaminimet detale dhe sistemetike të tё gjitha aspekteve nga e cila faktikisht varet suksesi i ekipit si dhe i organizatёs”. Nё praktikё, planifikimi nёnkupton se mbikqyrёsi, së bashku me puntorёt e tij apo saj, pёrcakton detyrat dhe mёnyrёn se si duhet arritur ato. Megjithatё, planifikimi pёrfshin çёshtjet si nё vijim:

  • - Burimet materiale,
  • - Mirёmbajtja adekuate pёr punё,
  • - Hapësirё adekuate pёr punё,
  • - Arritja me kohё e detyrave dhe objektivave,
  • - Informimi me kohё i ekipeve tjera dhe nga ekipet tjera,
  • - Marrja me çёshtjet e personelit,
  • - Benificionet, shёrbimet,
  • - Kushtet e sigurisë etj.

Kur mbikqyrësit kanё aftёsi tё krijojnë njё hapsirё tё mirё pune, puntorёt mund tё jenё mё efektiv

Pёrgatitja e planit pёr bastisje

Pёr bastisje tё shtёpisë apo lokaleve tjera ёshtё pothuaj e domosdoshme tё hartohet plani pёrveç nё raste urgjente ku vonesa nё kohё do tё rezultojë me mos kapjen e kryesit tё veprёs apo me mos gjetjen e mjetit i cili kёrkohet. Por edhe nё raste urgjente nuk pёrjashtohet mundёsia tё bëjmё pёrgaditje tё improvizuara dhe plani i shpejtë me qёllim tё pёrshtatjes urgjente situatёs sё krijuar taktike.

“Nё kuadёr tё pёrgaditjeve dhe planeve tё bastisjes ndёr tё tjera duhet tё ndёrmerret:

  • Mbledhja e sa mё shumё tё dhёnave pёr objektin e bastisjes( numri,kati,sistemi i dhomave, lokalet ndihmёse, bodrumi, tavani ndёrtesat bujqёsore, etj),
  • Sipas mundёsisë sigurimi i planit të ndёrtesës(shtёpisë), ose tё bёhet skica e truallit tё lokaleve ku kryhet bastisja;
  • Mbledhja e informatave pёr atё se kush krejt dhe nё çfarё kohe gjendet nё banesё apo nё objektin tjetёr ku duhet tё behet bastisja;
  • Tё mblidhen dhe tё analizohen informatat dhe shёnimet pёr vetitë e personit te i cili duhet tё bёhet bastisja e banesёs, ose lokaleve tjera dhe pёr sjelljen e mundshme tё atij personi (rezistenca eventuale, fizike, trikat e ndryshёm tё mundshёm) me qёllim tё zbatimit tё masave adekuate të kujdesit tё shtuar ;
  • Tё defiinohet kё duhet kërkuar (kryesi apo grupi i fshehur, pjesmarrёsit,etj), gjegjёsisht tё bёhet lista ose plani operativ çka duhet kёrkuar krejt ( armё, eksploziv, tё holla tё vjedhura, monedha tё falsifikuara , pajisje pёr falsifikim, valuta tё huaja, monedha tё arit, narkotikё, thika e pёrgjakur, veglat për thyerje, materiali i shtypur armiqёsor), kurse paraprakisht tё parashihet dhe definohet qka duhet kёrkuar dhe cilat objekte mund tё paraqiten pёrveç atyre që kёrkohen ;
  • Tё definohet ku duhet kёrkuar tё gjitha (mundesia e fshehjes) dhe sa duhet shkuar larg nё çmontimin e mobileve, mihje, etj ;
  • Tё vlersohet dhe tё definohet se tek kush duhet tё behet ende bastisje e banesёs dhe lokaleve tjera (sinkronizimi i shumё bastisjeve);
  • Tё caktohet koha mё e volitshme e bastisjes ( dita, ora, minutat), tё sigurohet pajisja e nevojshme pёr kryerjen e suksesshme tё bastisjes ( pajisja pёr blombim, dritat, qeset, mbёshtjellёsit dhe pajisja tjetёr pёr paketimin e gjurmёve dhe objekteve tjera , shufrat e metalta, çekani, darёt, çelёsat e ndryshёm dhe pajisje tjetёr pёr hapje, shtypje, shpime, etj, detektor pёr metale, pajisje pёr shkrim, fotoaparati, etj);
  • Tё caktohen numri dhe struktura e e ekipit operativ qё do ta kryejё bastisjen, pёrcaktohet udhёheqёsi i ekipit, tё bёhet ndarja e detyrave tё punёs mes tyre (bllokada e jashtme dhe e brendshme, vrojtimi i antarёve, tё shtёpisё, kontrolli i menjёhershёm)”.

Nё fund duhet paralajmruar se tё gjitha masat dhe aktivitetet tё cilat duhet tё ndёrmerrёn nё kuader tё planifikimit dhe pёrgatitjeve pёr bastisje duhet tё mbetёn fshehtёsi. Nё qoftё se vёrejm se nuk ёshtё ruajtur fshehtёsija atëher objekti i bastisjes mund tё pёrjashtohet.

“Nё praktikё, shpesh lind nevoja pёr tё bёrё kontrollime nё grup kur ka tё dhëna se sendet ose dokumentet e kёrkuara ndodhen te pёrsona, qё janё gjini, tё afёrt, kur nё njё çёshtje penale ka disa bashkёpunёtorё. Zakonisht, ky lloj kontrollimi kryhet kur ka vjedhje tё pasurisё.

Rruga mё e pershtatshme nё kёto raste ёshtё zhvillimi i kontrollimive në tё njejten kohё. Pёr kёtё qёllim pёrpilohet njё plan operativ. Ky plan realizohet nga disa pjesёtarё tё organit tё procedues nё bashkpunim me organet e brendshme”.

Taktika dhe planifikimi i bastisjes së shtëpisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Taktika e bastisjes së shtëpive[redakto | redakto tekstin burimor]

Bastisja e shtёpisё ose banesёs bёn pjes nё mesin e aktiviteteve mё tё rёndёsishme hetimore pёr shkak se kalohet nё privatёsinё e individit dhe duke pasur parasyshё laramanin e vendeve ku mundё tё fshihen gjёrat apo personi, mvarsisht nga çёllimi i bastisjes. “Mendojmё se shtёpija, sipas dispozitave tё “KPP” , nёnkupton hapsirёn e pёrgjithshme qё njё person e ka zgjedhur si vend tё banimit tё tij. Nё kёtё hapsirё ёshtё i mbrojtur intimiteti (privatёsia) dhe janё tё lejuara sjelljet qё do tё ishin tё pa pranueshme pёr publikun. Kualiteti i hapёsirёs qё konsiderohet shtёpi ka rol tё parёndёsishёm. Pёr kёtё arsye, ёshtё e nevojshme marёdhёnia psikie dhe fizike e banorit ndaj hapёsirёs nё tё cilёn banon, por nuk kёrkon kualitet ndёrtimor tё hapsirёs. Nё kёtё kuptim nё kushtet e pёrmendura, personi mund tё jetojё edhe nё hapsira tё tjera qё i takojnё atij, çfarё mund tё jenё podrumi, çarraniku, qilari”. Tek bastisjet e shtёpive krminalistёt zbatojn njё rregull taktik : ta vёsh veten ne pozitёn e personit shtёpija e tё cilit bastiset tё njohёsh psikologjin e tij shprehitё e tij dhe t’i pёrgjigjesh pyetjes se ku mund ta ketё fshehur mjetin apo provat qё janё çёllim i bastisjes. Duke u nisur nga parimi se tё fshehёsh ёshtё mё leht se sa tё kёrkosh, mund tё themi se personi i cili po bastiset gjendet nё njё situat ku ka vetёm njё tё panjohur se si do tё zhvillohet bastisja, ndёrsa policia gjyqsore e cila e bёn bastisjen ndodhet para shumё tё panjohurash e verzioneve, tё cilat duhet tё zgjidhen mbrenda njё kohe shumё tё shkurtёr. “Ligji Penal nuk saktёson masat qё duhet aplikuar, as nuk precizon mёnyrat se si duhet mbledhur informatat. Kёto masa dhe veprime kanё katakter operatviv e jo procesual dhe ato sipas natyrёs sё vet janё nё pёrputhje tё plotё me detyrёn e tё vrejturit, kuptimit dhe zbulimit tё fakteve tё cilat arsytojnё dyshimin e bazuar se ёshtё kryer vepёr penal edhe se ndonjё person ёshtё kryes i veprёs penale”. Pra organi i procedurёs vё nё dispozicion tё gjitha forcat e tij mendore e morale ngre versione tё ndryshme tё ndryshme hetimore pёr tё ardh mё leht te zbulimi i shnjave qё fajtori ka lёn gjatё fshehjes sё mjeteve qё ёshhtё kryer vepra penale ose mjetet qё jan tё ndaluara pёr mbajtje apo tё pёrsonit-personave qё kёrkohen. Fajtori pёr fshehjen e mjeteve pёrdor vendet tё cilat sipas mendimit tё tij nuk bijen nё sy. Ka raste kur ato vende ato vende vёrtet janё tё fshehura por kjo nuk bёn tё dekonsentroj policinё e cila e kryen bastisjen, nuk ka vend qё nuk mund te zbulohet i rёndёsishёm ёshtё kocentrimi qё do tё ken policia. Ka raste kur objektivi gjindet edhe nё vende shumё tё dukshme p.sh. mbi tavolinё tё kuzhinёs ndёr gazeten ditore dihet nga psikologjia gjёrat mё tё dukshme nga njё her nuk vёrehen. Pra njё rol shumё tё rёndёsishёm me rastin e bastisjes ka personi i autorizuar zyrtarё i cili e vezhgon tё dyshuarin gjatё bastisjes .“Vёzhguesi duhet tё bisedoj me personin tek i cili bёhet bastisja sepse frika, shqetёsimi, relaksimi apo droja mund tё pёrcillen edhe me ngjyrёn e zёrit , belbёzimi, ngatёrrimi i fjalve(zbehja, djersitja, dridhja). Vёzhguesi i kujdesёshёm do t’i vёrej reagimet e personave tё tillё tё pandёrgjegjshёm gjatё çdo mundёsie tё gjetjes sё objektit tё kёrkuar. Pa marr parasysh qё personat e tillё pёrpiqen ta aktrojnё gjakftohtёsinё ata nuk mund ta fshehin shqetsimin kur vendi “i nxehtё” ёshtё nё pikёn kritike, pra ku janё sendet e fshehura, por gjithashtu nuk mund ta fshehin edhe lehtёsimin e tyre kur kontrolluesi i largohet vendit tё tillё gjё qё tё gjithё operativistёve me provojё do tё mund t’u lehtёsohej gjetja e objekteve tё kёrkuara”. Pra bastisja e shtёpisё gjithmon bёhet sistematikisht sipas njё rendi tё caktuar, konform me planin e pёrpunuar paraprakisht me ndajre tёqartё tё roleve tё antarve tё ekipit operativ i cili e bёn bastisjen, nuk duhet te merren parasyshё tё gjitha hollsit e planit sepse duhet vepruar konform situatёs, pra nuk duhet qё tё gjitha rregullat e caktuara me plan tё mirren si shabllon por sipas nevojёs ato duhet permirsuar dhe duhet kёrkuar menyrat me oportune tё veprimit konkret. Pra nё kuptimin e njejt duhet kuptuar edhe ato rregula taktike qё rekomandohen me rastin e bastisjes. Duke u nisur nga parimi i cekur taktik tё befasisё duhet pa u vёrejtur t’i afrohemi shtёpis e cila ёshtё ne shёnjestёr tё bastisjes. Kontrolli paraprak duhet t’i paraprij bllokada e menjёhershme dhe shumё e shpejtё me tё cilё sigurohet vёzhgimi dhe kontrolli i levizjeve nё daljet ndihmёse, dritareve, tavaneve, daljeve tё pasme, bodrumeve etj. Nuk guxojm asesi qё ne tё hyjmё nja njera der dhe nga dera tjetёr tё arratiset personi qё kerkohet apo tё hedh pёr dritare objektin qё kerkohet. Varshmёrisht nga shkalla potenciale e rrezukut nga rezistenca , sulmi, arratia, fshehja ose hedhja e sendeve ose edhe nga vet kompleksiteti dhe pesha e veprёs penale bёhet edhe bllokada me qllim tё sigurimit tё bastisjes sё sukesёshme. Duhet cekur se nё qoftё se kemi dy dёshmitar tё moshёs madhore tё pranishёm, nuk duhet tё lejojm qe atyre tu kanoset rreziku i ndonje rezistence tё armatosurё te mundshme. Nёse paraqitet rezistenc e armatosur apo sulm dёshmitarёt sillen vetёm pas kryerjes sё rezistencёs. Kur kemi tё bёjm me bastisjen e shtёpive apo banesave tё kriminalve tё rrezikshёm dh e supozohet se do tё kemi rezistenc hyhet me kujdes tё veqant, dhe bllokada e shtёpis apo ndёrteses behet me plan tё veqant.Pasi qё tё hyjmё nё shtёpi ose banes sё pari duhet tё bёhet kontrolli i personave tё dyshimtё me qёlim tё konfiskimit tё armёve a mjeteve qё jan tё prshtatshme pёr sulm, si dhe me qёllim tё kofiskimit tё mjetit qё kёrkohet.Gjatё bastisjes duhet pasur kujdes qe dyer dhe dritares e shtёpies duhet mbyllur kёshtu qё ju nё njё far mase ju pamundёsohet hedha e sendeve. Njё rregull tjetёr ёshtё qё askush tё mos lejohet tё dal nga banesa, ndёrsa hyrja nga jashtё nuk ndalohet por personat qe hyn nga jashtё duhet te legjitimohen dhe tё jenё nёn kontroll. Nё qoftё se dikush nga antaret e familjes duhet tё dal p.sh. (fёmija ne shkoll ambulanc, etj) duhet qё ata tё kontrolohen dhe njёkohёsisht tu sigurohet pёrcjellja. Kjo ndodh pёr arsye se personi qё del nga shtёpija mund tё lajmroi pёrsonat e tjet qe jan te bashkpjesmarrёs, qё tё largohen nga vendi apo tё fashhin provat tё cilat janё tё fshegura jashtё shtёpis. Pjesёt e shtёpis kontollohen me radhё njё nga njё duke u nisur nga e majta nё tё djatht ose e kundёrta prej sё larti poshtё, duhet pasur kujdes qё bastisja te jetё shum konstruktive dhe radhitja e si tё kontrollohet nuk ka shum rёndёsi, rёndesi ka qё tё mos harrohet asgje pa u kontrolluar. Nё rastet e bastisjes kur e dijm se qka po kёrkojm, duhet pasur kujdes edhe nё obekte tё tjera qё tregojnё pёr egzistimin e ndonjё vepre penale si dhe objektet qё sipas ligjit duhet konfiskuar. Gjatё bastisjes duhet me kontrolluar gjithandej pa harruar asgjё por njё ndihmes tё madhe na jep edhe zanati i personit shtёpija e tё cilit bastiset p.sh. muratori mundet qe objektin ta fsheh ne mur, zdrukthёtari ne mobile e keshtu me radhё. Me gjith atё bastisjen nuk duhet bazuar vetёm nё atё tё zanatit tё personit por duhet me kujdes te kontrollohet e gjithё hapsira e shtёpis. Nё bastisjet ku kemi inforrmator dhe pёrmes inforamtorit e kuptojm se ku gjinden objektet e fshehura, pёr shkaqe teknike nuk shkohet drejt nga vedi se ku ndodhen por bastisja fillon si zakonisht sipas planit te pergaditur nё menyrё qe tё mos zbulohet informatori. Bastisjen duhet zgjёruar nё rastet kur ka dyshim tё bazuar dhe se objektet e veprёs penale janё strehuar tek tё afermit (miku, shoku, ortaku, etj) “Me rastin e bastisjes duhet paur kujdes pёr mundёsinё e fshehjes sё objekteve nё strehimet ekzistuese potenciale, zbrastёsirat, etj, si dhe nё vendet e fshehta, speciale tё pёrshtatura”. Mundёsija e fshehjes nё shtёpi apo banes ёshtё e madhe duke u nisur edhe nga madhsija e objetiktit sepse dihet se sa me i vogel te jetё objekti mundsit pёr fshehje janё me tё mdha keshtu qё so ta cekim se nё qfar duhet pasur kujdes gjatё bastisjes. “Objektet e ndryshme (varёsisht prej veçorive, madhёsisё dhe strukturёs) mund tё fshihen prandaj duhet tё kёrkohen me kujdes tё posaçёm.

  • Nё mure dhe mbi mure (pas pasqyrёs, pas pikturёs, pas kalendarit; etj)
  • Nё kornizat e fotografive dhe pikturave, pas pasqyrave, diplomave, pikturave tё shenjtёve, etj;
  • Nё mobile dhe nё orendi ( nё ormane, vitrina nate, shtretёr, komode, rregall, rafte, tavolina, karriga,fotele, etj;
  • Nё pjesёn e poshtme tё karriges, tavolinёs, etj, me ngjitje ( me ngjitvs, kit, trakё ngjistёs, etj);
  • Nё zbrastёsirat e mobileve tё punuara me gypa, zbrastёsirat tё kёmbёve tё karrigeve, tavolinave,etj.
  • Nё pjesёt e varsёve, nё paradhomё ose orman, ne zbrastёsirat e varseve , ombrella, etj;
  • Nё rrobat e hekurosura, tё papastёra (nё kofinin e rrobave ose nё lavatriçe), nё jastёk, jogi, jorgan, dhe shtroja tё tjera, etj;
  • Nё legen tё WC-sё, nё gypat e ngrohjes qёndrore, tё plinit , luster dhe tё qirinjёve,etj;
  • Nё bombola dhe nё enё tё kuzhinёs ( tasat, tenxheret, bombolat e kompotit , nё kripё, sheqer, etj );
  • Nё instrumentet muzikore ( piano, kuti violine, kitarё, harmonikё, etj );
  • Nё vendet dhe zbrastёsirat e TV, radioaparatit, magnetofonit, transistorit, frigoriferit, etj;
  • Nё lodrat e fёmijve ;
  • Nё libra;
  • Nё vazo, tasa dhe sanduk lulesh;
  • Nё trofe dhe rekuizita sportive;
  • Nё vende shumё te dukshme , p.sh. mbi tavolinё tё kuzhinёs, nёn gazetёn ditore (dihet nga psikologjia se gjerat mё tё dukshme shpesh nuk vёrehen);
  • Nё shporet, kaminё, tymtar, hedhurina , hi, nёn dru, nё gurё, nё miell, pas tranit, etj;
  • Nё bodrum, shupё, pleme, etj”.

Planifikimi i bastisjes së shtëpive[redakto | redakto tekstin burimor]

Pёr çdo bastisje tё shtёpive duhet tё bёhet njё pёrgaditje e kujdesёshme pёr masat taktike mё tё rёndёsishme tё cilat do tё ndёrmerren gjatё bastisjes siq janё caktimi i objekteve qё kёrkohen, studimi i personalitetit tё personit i cili do tё bastiset, njohja sa mё shum topografike e shtёpis dhe mjediseve ku duhet bastisur nё qoft se kemi tё bёjme me bastisje tё zgjёruara, paisjet tё cilat janё tё nevojshme gjatё bastisjes, koha kur duhet filluar bastisja dhe caktimi i policve tё cilёt do tё marrin pjes nё bastisje. “Kontrollime “nё tym”, “çfarё tё dalё”, sipas parimi se “nё vend do tё sqarohet gjithçka”, konsiderohen nga praktika hetimore botёrore si tё dёmshme dhe si shkelje tё rёnda tё ligjit. Prandaj nё çdo kontrollim caktohen sendet qё pёrbejn objektin e kontrollimit”. Pra kёrkimi i kёtyre apo atyre objekteve varet edhe nga lloji apo natyra e veprёs penale dhe nga rrethanat konkrete tё çёshtjes. Kёshtu p.sh. tek vrasjet kёrkohet arma e zjarrit, municionet, teshat me njolla gjaku etj, tek vjedhjet kёrkohen gjёrat e vjedhura, vlerat materiale monetare, dokumentet e llogaris etj. Tek bastisjet organi i procedures duhet tё ketё parasysh se duhet tё marr gjёrat tё cilat e shfajsojnё personin e dyshuar se ka kryer vepёr penale, por nuk duhet lёn anash as objektet e tjera te dyshimta tё cilat mund tё tregojnё pёr kryerjen e ndonjё vepre tjetёr e cila ndiqet zyrtarish nga organi i procedures penale. Gjatё kёrkimit tё objetkeve duhet pasur parasysh se fajtori mund tё ja ndryshon dukjen e jashme objekteve tё cilat kёrkohen. “Kur ёshtё fjala pёr zbulimin e sendeve individualisht tё pёrcaktuara, pёr shembull, teshat e viktimёs sё vjedhurё me dhunё, thirren nё kontrollim personat e afёrt qё i njohin kёto sende”. Kur jemi te planifikimi i bastisjeve duhet pasur shum kujdes vendi ku ndodh bastisja, koha kur duhet fillohet, tiparet e personave qё bastisen, zgjedhja e drejtё dhe numri i mjaftushёm i policёve dhe i paisjeve tё nevojshme pёr bastisje. Policёt qё do tё marrin pjes nё bastisje duhet njoftuar me specifikat e mjetit qё kёrkohet sepse mudet qё nga ata polic te mos jen ekspert te asaj fushe pёrkatse tё cilёs i takon mjeti. Edhe atёhet kur kemi nguti dhe se vonesa ёshtё e dёmshme duhet bёr ca pergaditje minimale tё improvizuara dhe tё hartohet plani ideor, me qёllim tё pёrshtatjes urgjente tё taktikёs me situaten e krijuar. “Prej pёrgatitjeve varet edhe planifikimi i punёs, sepse puna e paplanifikuar kriminalistike mundё tё ketё pёr pasojё humbjen e kohёs pёr veprimet e nevojshme hetimore ose kriminalistike retroaktive, nёpёrmjet tё cilave do tё duhej tё korrigjoheshin lёshimet paraprake tё shkaktuara nga mungesa e pёrgatitjeve. Pёr kёtё arsye, konsiderojmё se pёrgatitjet janё absolutikisht pjesё pёrbёrse tё bastisjes”. Pёr pёrgaditjen e planit pёr bastisje duhet ndёrmerren edhe: mbledhjae sa me shum tё dhёnave pёr objektin e bastisjes p.sh. numri, kati sistemi i dhomave, bodrumi, tavani,mundёsisht edhe informatat pёr objektet tjera qё e rrethojn shtёpin, etj, sipas mundёsis dhe sigurimi i planit tё shtёpis, mbledhja e informatave se kush ndodhet nё shtёpi dhe nё qfar kohe, tё mirren dhe tё analizohen informatat ose vetit e pёrsonit i cili bastiset a mundё tё jet rezistent, tё definohet se qfar kёrkohet, armё, eksploziv, tё holla tё vjedhura, narkotikё, pajisje pёr falsifikim, thika e pёrgjakur, veglat pёr thyerje, gjatё bastisjes duhet pasur kujdes edhe te gjerat e tjera pёrveq atyre se kёrkohen tё cilat mund te tregojnё pёr ndonje vepёr tjetёr penale tё pa zbuluar apo edhe tё pa lajmruar fare, tё definhet vendi ku duhet kёrkuar, duhet parashikuar edhe ku duhet bёhet bastisja pra sinkronizimi i shumё bastisjeve, tё caktohet koha mё e pёrshtatshme kur duhet tё fillon bastisja (dita,ora, minuta), tё sigurohen paisjet pёr kryerjen e sukseseshme tё bastisjes (paisja pvr blombim, dritat, qeset, mbёshtellsit dhe pajisja tjetёr pёr paketimin e gjurmёve tё tjera, tё caktohet numri dhe struktura e ekipit operativ qё do tё kryej bastisjen, tё caktohet udhёheqsi i ekipit, tё bёhet ndarja e detyrave mes ekipit operativ, (bllokada e jashtme dhe e brendshme, vrojtimi i antarve , tё shtёpis dhe kontorllimi i menjёhershёm etj.

Taktika dhe planifikimi i bastisjeve së lokaleve afariste[redakto | redakto tekstin burimor]

Taktika e bastisjeve së lokaleve afariste[redakto | redakto tekstin burimor]

Bastisja e lokaleve afariste bёn pjes nё mesin e aktiviteteve mё tё rёndёsishme hetimore me tё cilёn arrihet deri tek provat dhe indiciet materiale (objektet dhe gjurmёt e veprёs penale)ose zbulohen dhe kapen kryesit e veprёs penale apo persona tё tjer qё kёrkohen. Por nuk behet fjal vetem pёr provat dhe indiciet e deliktit tashmё tё kryer gjatё bastisjes mund tё zbulohet gjurmё dhe fakte pёr ndonjё vepёr qё ёshtё duke ndodhur apo do tё ndodh si dhe mund tё zbulohen mjete tё cilat duhet tё konfiskohen sipas dispozitave ligjore. Pasi qё dihet se lokalet afariste janё publike ato mud tё shёrbejnё edhe si vende ku bёhet tregtia ilegale me narkotik, fshehja dhe konsumimi i tyre, por edhe grumbullimi i kriminelve me qёllim kёmbimin e informacioneve tё karakterit kriminal. “Pёrvojat e praktikёs sonё krminalistike tregojnё se shitja e drogёs me pakicё shpesh bёhet nё lokale hoteliere dhe diskoteka ose nё afёrsi tё tyre. Nё kryerjen e kёsaj vepre penale marrin pjes se paku tre kriminelё. Njёri prej tyre qё qёndron brenda e ka drogёn me veti ose diku brenda nё objekt, i dyti vendos kontakte me blersit, merret vesh pёr kushtet e shit-blerjes e pastaj shkon te persoi qё e ka drogёn qё ia shet blersit.

Gjatё kёsaj kohe, sё paku njё krminel e bёn sugurimin e transaksionit, pёr shkak tё ardhjes eventuale tё policisё ose grupeve kriminale rivale.

Karakteristikё e veçantё pёr kёtё situatё ёshtё se blerёsi nuk ka fare kontakt me kriminelin qё e mban drogёn. Kjo masё e vigjilencёs ndёrmerret me qёllim qё, nё rast tё aksionit rutinё eventual tё policisё nё objektin publik, ai qё e mban drogёn tё mos zbulohet apo, nё rastin mё tё keq, ta fshehё, ta hedhё ose ta asgjёsojё. Sidoqoftё, kur merret vendimi pvr bastisjen e objektit tё caktuar publik, gjatё planifikimit tё metodёs sё veprimit kriminalistik duhet tё merren parasysh variante tё ndryshme tё taktikёs dhe strategjisё kriminale. Vetёm nё kёtё mёnyrё vshtё e mundur tё arrihen rezultatet e caktuara, pra tё gjendet droga dhe dilerёt”. Tek lokalet afariste vёmendje e veqantё i kushtohet taktikёs dhe sistematikiёs sё bastisjes, pёr shkak te hapsirёs sё madhe qё mund te ketё lokali, dhe ёshtё shum me rёndёsi qё bastisja tё jetё e detajuar. Pra bastisja bёhet sipas njё rendi tё caktuar nё pajtim me planin e pёrpunuar me ndarje tё qart tё roleve tё antarёve tё ekipit operativ i cili e bёn bastisjen mirpo gjithmon duke ju pёrshtatur sitautёs sё krijuar konkrete qka do tё thotё se plani i bastisjes, rregullat e caktuara nё plan nuk duhet marrur si shabllon por gjithmon duhet vepruar si e kёrkon situata e krijuar taktike. Pёr gjdo bastisje duhet tё egzistoj dyshimi i bazuar pёr ndryshe prekёn tё drejtat e njeriut tё garantuara me kushtetut sidomos kur kemi tё bёjm me bastisjen e lokalve afariste ku mundё tё ketё edhe qytetarё tё ndershёm tё cilёt ndodhen nё lokalin afarist i cili ёshtё cak i bastisjes. Para fillimit tё bastisjes sё lokaleve afariste egziston mundёsija qё policia tё pengohet nё qasjet ndaj lokalit mirpo nё ato raste policia ёshtё e autorizuar tё perdor dhunёn mirpo paraprakisht varijante tё tjera tё mundёshme.

Planifikimi i bastisjes së lokaleve afariste[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe tek bastisja e lokaleve afariste planifikimi ёshtё prmiar. Planifikimi i bastisjes sё lokaleve afarist ёshtё i ngjashёm me planifikimen e bastisjes se shtёpive siq e kam pёrshkruar me lartё. Bastisja duhet tё filloj me njё formё tё observimit special, vёzhgimi i fsheht ilokalit afarist me qёllim qё tё vёrehen dukuritё ose ngjarjet e pazakonta e tё papritura tё cilatё po qё se nuk vёrehen me kohё mundё tё ndikojn dukshёm nё efikasitetin e bastisjes. Specifikё e pergatitjeve tё planit pёr bastisjen e lokaleve afariste ёshtё se duhet mbledhur informata shtes siq janё ndonjё ekskurzion i pa planifikuar, ndonjё bllokim eventual i komunikacionit, vizitё e ndonjё delegacioni tё caktuar, tё gjitha kёto mund tё ndikojnё nё fillimin e bastisjes pra mund te na ndryshojnё kohen e fillimit te bastisjes. Pra tё gjitha kёto mund tё ndikojnё se udhёheqёsi i bastisjes te merr vendim per shtyrjen e bastisjes pёr njё koh tё caktuar. “Nё qoftё se gjatё vёzhgimit tё fshhtё nuk ёshtё vёne re asgjё qё, eventualish, do tё ndikonte nё bastisjen e planifikuar atёher, mu nё kohёn e caktuar, ekipi niset nga stacioni nё drejtim tё objektit qё do tё bastiset. Me kёtё rast, duhet tё respektohet drejtimi i caktuar i lvvizjes deri te objekti, duke zbatuar parimin e konspiracionit. Gjithsesi, konspiracioni ёshtё njё prej premisave kryesore pёr bastisjen qё do tё bёhet”. Duke pasur parasysh destinimin e lokaleve afariste duhet kihet parasysh se nё momentin e bastisjes mbrenda lokalit ku do tё bёhet bastisja mund tё ket edhe shumё qytetarё mbrenda lokalit tё cilёt janё tё ndershёm pra pёr kёtё arsye ёshtё shum i rёndёsishёm zbatimi i parimit tё ligjshmёrisё, qё ne asnjё mёnyrё tё mos shkilen tё drejtat themelore tё njeriut. Duke u nisur nga madhsija e objekitit caktohet edhe ajo se nё sa grupe duhet bёr bastisja. Nё raste tё tilla ku bastisja bёhet nё dy apo me shumё grupe duhet kujdesur tё sigurohen njё numёr mё i madh i dёshmitarve (pёr secilin ekip nga dy) nё mёnyrё qё bastisja tё zhvillohet sipas normave ligjore.

Përfundim[redakto | redakto tekstin burimor]

Si pёrfundim mund tё themi se bastisja ёshtё njё veprim hetimor e gjyqёsor, i cili ka pёr qёllim tё zbuloj nё njё vend, shtёpi, lokal afaristё apo edhe me ndonjё hapsirё tjetёr, prova materiale, sendet ose dokumentet qё jan me rёndёsi pёr qёshtjen, ose edhe arrestimin e personit tё dyshuar apo ndonjё personi tjetёr i cili veq ёshtё nё kёrkim ose ёshtё nё listёn e krminelve. Tё gjitha veprimet tё cilat duhet tё ndёrmirren gjatё bastisjes duhet tu pёrmbahen dispozitave ligjore tё cilat e precizojnё atё. Pёr arsyshmёrin e bastisjes apo me mir tё them pёr legjitimitein e plot tё bastisjes ёshtё e domosdoshme tё egzistoj dyshimi i bazuar sepse per ndryshe bastisja pa dyshim tё bazuar prek tё drejtat e shtetasve tё garantuara me kushtetut siç janё paprekshmёrija e shtёpis apo banesёs, fshehtёsija e korrespodencёs, etj. Urdhri pёr bastisje i takon ekskluzivisht gjyqtarit tё procedurёs paraprake, por ka raste kur ajo mund tё bёhet edhe pa urdhёr tё gjykatёs nё rastet kur personi ёshtё kapur nё kryerjen e sipёr tё veprёs penale kur ndonje person kёrkon ndihmё apo edhe nё raste kur vonesa pёr tё marr urdhёrin mud tё razultoj me fshehjen e gjurmёve, asgjёsimin e tyre apo edhe me ikjen apo fshehjen e personit tё dyshuar. Gjatё punimit tё temёs jam munduar tё bёj njё elaborim tё veqant tё gjitha masave qё duhet tё ndёrmirren gjatё bastisjes posaqёrisht TAKTIKËS dhe PLANIFIKIMIT tё bastisjes.

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1) Petroviq BORISLAV “Hyrje nё Kriminalistikё Prishtinё” FSK/S-06/06
  • 2) Sijerćić-Ćolić HAJRIJA , Halilović HARIS “E Drejta e Procedurёs Penale”, Me Vёshtrim Tё Posaçёm Nё Procedurёn Penale Tё Kosovёs Prishtinё 2007
  • 3) Korajlić NEDŽAD “Taktika Kriminalistike” Sarajevё/Prishtinё 2007
  • 4) Korajlić NEDŽAD “Kriminalistika Situacionale” Prishtinë 2008
  • 5) Hanel BARBARA “Planifikimi” QKSEZH Janar 2004
  • 6) Begeja SKËNDER “Kriminalistika“ ribotim ISBN 99927-0-308-3
  • 7) Kodi I Procedurёs Penale tё Kosovёs “KPPK”