Tapa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Tapa përbëhet nga fellogjeni, i cili zëvendëson epidermën në organet që zhvillojnë strukturë dytësore. Përbehet nga disa shtresa qelizore, në formë kryesisht prizmatike, pa hapësira ndër-qelizore. Muret e qelizave të rritura të tapës, janë të papërshkueshme për shkak të depozitimit brenda murit parësor të disa fletëzave suberinë dhe dylli. Në disa raste brenda murit depozitohet një shtresë e hollë celuloze. Nga kjo rrjedh që qelizat e tapës, duke pasur një mur plotësisht te papërshkueshëm, nuk mund të kryejnë shkëmbime me ambientin e jashtëm dhe kështu citoplazma vdes dhe mbetet vetëm muri. Hapësira që i takonte citoplazmës mbushet me ajër. Pra ky ind përveçse i papërshkueshëm nga uji dhe gazrat, është një izolant i mire termik; kështu indet që gjenden poshtë tij mbrohen nga tharja, nga nxehtësia dhe i ftohti. Ashtu si epiderma tapa ka struktura ajrosëse, të cilat janë shumë qelizore, mund të shihen me sy të lirë, dhe quhen thjerrëza. Ashtu si stomat, ato lejojnë shkëmbimet e gazrave mes bimës dhe ambientit te jashtëm, por thjerrëzat nuk kanë mekanizma hapje dhe mbyllje dhe nuk mund ti rregullojnë këto shkëmbime. Thjerrëzat e para formohen kur formohen stomat në strukturën parësore. Ne këtë pikë fellogjeni në vend që të prodhojë tapë normale, prodhon qeliza sferike parenkimatike më mure të tapëzuara dhe me hapësira ndër-qelizore. Ky ind e shtyp epidermën duke e çarë dhe bën të mundur shkëmbimin e gazrave nëpërmjet hapësirave ndër-qelizore. Me ardhjen e dimrit fellogjeni prodhon në bazë të thjerrëzës një shtresë tape që e mbyll. Në pranverë fellogjeni riprodhon ind mbushës i cili shtyp tapën e formuar në dimër duke e çarë për të rihapur thjerrëzën. Ky proces përsëritet por në mënyrë të kufizuar. Si pasojë çarjes së gjetheve, traumave ose plagosjeve, bima reagon duke formuar një shtresë mbrojtëse të papërshkueshme.