Tefik Zymberin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tefik Zymberi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tefik Zymberi u lind në Verbicë të Zhegocit, me 21 dhjetor 1960. Ende pa u ulur në bankat e shkollës, Tefiku ishte këmbënguelës që t'ia fillonte shkollës me heret se bashkëmoshatarët e tij. Në shtatorin e vitit shkollor 1967, ulet në bankat e fillores në vendlindje, në Vërbicë. Tefiku dallohej nga nxënësit e tjerë për nga zgjuarsia, sepse ende pa hyrë në shkollë, kishte mësuar alfabetin. Pra, që nga klasa e parë e deri në mbarim të shkollës fillore të gjitha notat i kishte pesa. Për suksesin e shkëlqyeshëm ishte shpërblyer me mirënjohje si nxënësi më i dalluar në shkollë. Që në këtë moshë i interesonin më shumë letërsia shqipe, historia dhe gjeografia. Pasi kreu shkollën fillore, ai u regjiistrua në gjimnazin 'Zenel Hajdini', në Gjilan, Drejtimi Gjuhësor. Ç'prej shkollës së mesme kishte kuptuar se ndaj popullit shqiptar bëhej padrejtësi e programuar, dhe heret zgjohet urrejtja e tij ndaj pushtetit. Pas kryerjes së shkollës së mesme, dëshira e tij dhe e familjes ishte që t'a vazhdonte shkollimin edhe pse familja e tij varej vetëm prej një pensioni të vogël, mirëpo, babai i tij i kishte premtuar: 'Gjithë pensionin do ta jap që ti të shkollohesh dhe të bëhesh i ditur'. Shpirti i tij u përshkua nga ngazëllimi, kur u sigurua se do ta vazhdonte shkollimin. Kështu ai regjistrohet në Fakultetin Filozofik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në vitin 1979. Në vitin, 1986 detyrohet ta kryej shërbimin ushtarak në Nish. Edhe pse e kishte kryer fakultetin, shumë vite nuk punoi në profesionin e tij. Në këtë periudhë kur edhe në Kosovë filluan të frynin erëra të 'procesave demokratike', Tefiku iu mundësua vetëm në malësi ta kapte ditarin e mësuesisë, në fshatin e tij të lindjes, në vitet 1990-1995. Nga viti 1995 do të punojë në shkollën fillore 'Vatra e Diturisë', në Pasjak (fshat në periferi të Gjilanit). Në vitin, 1993 martohet me Hanumshahe Abdullahun, të cilët u fliuan të dytë së bashku për Kosovën me 15 prill 1999 në malet e Zhegocit.