Tempulli Uçi Pillajar në fortesën shkëmbore
10°49′43″N 78°41′51″E / 10.8285°N 78.6974°E Tempulli Ucchi Pillayar ose Koili Ucchi Pillayar në fortesën shkëmbore (i njohur edhe si Kovili Ucchi Pillayar ose Kovili Thayumanaswamy), (në gjuhën tamile: உச்சிப் பிள்ளையார் கோயில்) është një tempull hindu i shekullit të VII, kushtuar hyjnisë Ganesha. Tempulli gjendet në majën e Fortesës shkëmbore në Tiruchirappalli të shtetit indian Tamil Nadu. Sipas mitologjisë hindu ky shkëmb është vendi ku perëndia Ganesha iku nga mbreti Vibishana, pasi vendosi hyjninë Ranganathaswamy në Srirangam.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i fortesës shkëmbore qëndron në lartësinë 83 metra në majë të shkëmbit. Shkëmbi i lëmuar u skalit së pari nga Dinastia Pallava, por ishte Dinastia Madurai Nayake, ajo që i përfundoi të gjithë tempujt nën sundimin e Perandorisë Vijayanagara.[1] Tempulli është i vendosur në majën e shkëmbit. Ai është me natyrë mistike me një arkitekturë shkëmbore që të fut frikën. Tempulli i Ganeshës është shumë më i vogël me një hyrje nëpërmjet shkallëve të skalitura në shkëmb dhe që ofron një pamje mahnitëse të qytetit të Tiruchirappallit, Srirangamit dhe lumenjve Kaveri dhe Kollidam. Tempulli është ndërtuar në Stilin Pallava të Arkitekturës Dravidiane. Për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe mbresëlënëse të krijuar nga Dinastia Pallava, tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Departamenti Arkeologjik i Indisë.
Mitologjia e Tempullit Vinayaka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vibhishana, ishte vëllai më i vogël i mbretit asura, Ravana që sundonte Lankan. Perëndia Rama, në eposin Ramayana shpëtoi gruan e tij Sita, që ishte rrëmbyer nga Ravana, me ndihmën e Sugrivas dhe Hanumanit e mundi atë. Në këtë luftë, vëllai i moralshëm dhe i vërtetë i Ravanës, Vibishana e ndihmoi Ramanë betejën e tij kundër vëllait të tij. Më në fund Rama e fitoi luftën dhe si shenjë dashurie, ai i dha Vibishanës një vigraham (idull për adhurim) të perëndisë Ranganatha, një formë e Vishnut. Vibhishana, megjithëse përkrahu Raman, ishte thelbësisht një asura, kështu Devat (që janë rivalët kryesor të asurave sipas mitologjisë hindu) donin ta ndalonin këtë ide të marrjes së formës supreme të zotit nga një asura për në mbretërinë e tij. Ata kërkuan ndihmën e Heqësit të Pengesave dhe Zotit të mësimit, Vinayakas dhe perëndia e pranoi planin. Vibhishana, ndërsa ishte duke u kthyer në mbretërinë e tij, kaloi përmes Trichisë dhe donte të bënte banjë në lumin Kaveri dhe të bënte ritualet e tij të përditshme. Megjithatë, ai ishte në mëdyshje pasi idhulli, me ti mbajtur në vend, nuk mund të hiqej kurr dhe kishte për të qenë në atë vend përgjithmonë. Si një zgjidhje, Vibishana u përpoq të gjente dikë ta mbante idhullin ndërsa ai bënte banjë. Ai gjenti perëndinë Vinayaka në pamjen e një lopçari të vogël. Sipas planit, kur Vibishana të ishte plotësisht në ujë, Vinayaka e mori idhullin dhe e mbajti fortë atë në rërë, në brigjet e Kaverit. Me të parë këtë, Vibhishana i inatosur iu qep djaloshit për ta ndëshkuar dhe djaloshi vazhdoi të vraponte dhe u ngjit mbi shkëm pranë bregut të Kaverit. Më në fund Vibhishana e arriti djaloshin dhe e goditi atë në ball. Në ballin e idhullit mund të shihet akoma një gropëz.[2] Djali i vogël pastaj e tregoi veten e vërtetë si Vinayaka. Vibishana i kërkoi menjëherë falje dhe perëndia e fali atë duke e bekuar, duke i treguar se idhulli ishte i destinuar të qëndronte në Srirangam dhe i dërgoi atë në Lanka. Kjo legjendë është e ngjashme në shumë aspekte me rrëfenjën e Ganeshës në Gokarna[3] me Ravanën po në periudhën e Ramayanës.. Vendi në të cilin perëndia Ranganathan u mbajt më vonë u mbulua me pyje të dendura, për shkak të mospërdorimit dhe pas një kohe shumë të gjatë, u zbulua kur një mbret Chola po gjuante një papagall dhe e gjeti idhullin aksidentalisht. Ai më pas vendosi Tempullin Ranganathaswamy në Srirangam si kompleksi tempullor më i madh në botë. Ndërkohë, Dinastia Pallava ndërtoi Tempullin Vinayaka dhe Tempullin Thayumanaswamy, në shkëmbin që Vinayaka përdori për ti ikur Vibishanës. Lëshimi i albumit përkushtimor të vitit 2012 mbi perëndinë Ganesha nga Gaananjali Recordings ka titullin që i referohet Malaikkottai Uchi Pillaiyarit si Uchi Pillaiyare Charanam. Albumi mes këngëve të tjera që lartësojnë hyjninë, ka një këngë mbi Uchi Pillaiyarit të realizuar nga P. Unni Krishnan. E shkruar dhe kompozuar nga Manachanallur Giridharan kjo këngë ka referenca për të gjithë legjendën që rrethon Tempullin Uchi Pillaiyar duke përfshirë ndjekjen e perëndisë Ganesha nga Vibishana dhe zanafillën e tempullit.[4]
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Interiori i një tempulli mbi shkëmbin e Trichinopolit (1847)[5]
-
Pamje e hyrjes se tempullin nga viti 1858
-
Fortesa shkëmbore e parë nga Kisha e Tiruchirappallit
-
Hyrja kryesore për te tempulli
-
Pamje nga krahu lindor i tempullit
-
Relieve të skalitura në shkëmb të tempullit
-
Statujë në hyrjen e tempullit
-
Shkallët që të çojnë te tempulli
-
Pamje nga maja e tempullit
-
Gopurami i tempullit
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tiruchirappalli
- Fortesa shkëmbore e Tiruchirappallit
- Srirangami
- Tempulli Ranganathaswamy në Srirangam
- Tempulli Thayumanaswami në fortesën shkëmbore
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Dravidiane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle:India
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2016. Marrë më 23 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Tempulli Mahabaleshwar në Gokarna
- ^ Uchi Pillaiyare Charanam songs by Unnikrishnan
- ^ "Interior of a Temple on the Rock of Trichinopoly". Wesleyan Juvenile Offering. IV: Vignette. janar 1847. Marrë më 17 nëntor 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Interior of a Temple on the Rock of Trichinopoly". Wesleyan Juvenile Offering. IV. janar 1847. Marrë më 17 nëntor 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle: India.