Tendzin Gyatsho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skeda:Tenzin Gyatzo foto 2.jpg
Dalai Lama i tanishëm, Tendzin Gyatsho

Tendzin Gyatsho shpesh: Tenzin Gyatso; tibetisht: bstan ´dzin rgya mtsho, tib: བསྟན་འཛིན་རྒྱ་མཚོ་, emri zyrtar: Lhamo Dhondrub; lindi me 6 korrik 1935 në Taktser, krahina Amdo, Tibeti Lindor, është një mbajtës i vijës së shkollës Gelug të budizmit tibetian, murge budiste dhe përkrahës i lëvizjes Rime, si dhe Dalai Lama i 14. Në vitin 1989 u dekoruar me qmimin nobel për paqe.

Titulli zyrtar eshte "Shenjtëria E Tij", anglisht "His Holiness", etj.; tibetianët e quajnët edhe kështu "Kundün, Yishi Norbu" (tibet. „ xhevahir i deshirave te permbushura“) ose "Gyelwa Rinpoche" cfare ne shqip do te thote "fitore e çmuar".

Jeta fëmijërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Tendzin Gyatsho është emri murg i Dalai Lames aktual. Ai u lind me 6 korrik 1935 me emrin Lhamo Dondrub ne Taktser, nje katund ne krahinën tibetiane Amdo. Ai ishte djali i dyte i Dekyi Tshering dhe Çonkyong Tshering. E ema e ti lindi gjithsej 16 fëmijë, nga te cilët vetem 7 e mbijetuan fëmijërinë. Ne moshën dy vjeçare u gjind si rimishërimi i Dalai Lames se 13 nga katër murgj duke u bazuar ne vizionin e regjentit, fjalëve orakull dhe shenja tjera . Raportohet qe, foshnja e njohu pa hezitim një Lama te veshur me petkat e shërbyesit si “Lama nga Manastiri Sera” si dhe i realizoj disa gjera te Dalai Lames se 13, te cilat ishin shpalosur para tij, si gjerat e tija personale. Lhamo Dondrub, qe me vone do te quhet Tendzin Gyatsho, Dalai Lama i 14, pas bisedimeve te mundimshme, qe zgjaten dy vite, dhe pas shumave te majme qe u deshtë t’i japen guvernatorit te atëhershëm të krahinës Amdo. Ne moshën 4 vjeqare ai arriti ne Lhasa, ne kryeqytetin e Tibetit, ku ne vazhdën e festes se vitit te ti me 22 shkurt 1940 ne pallatin Potala u ngrit ne frone si Dalai Lama i 14 ne ceremonin e quajtur Sitringasol. Titulli i tij qe nga atëherë është Jetsün Jampel Ngawang Lobsang Yeshe Tendzin Gyatsho - “Zot i Shenjtë, Zot i hirshëm, mbrojtës i mëshirshëm i fesë, oqean i dijes/urtisë”. Nga 1946 deri me 1950 ne Lhasa qendroj alpinisti dhe aventuristi i njohur austriak Heinrich Harrer, i cili nga viti 1948 u shoqëruar me Dalai Lamen e ri. Heinrich Harrer e mesoj Dalai Lamen te filmonte me kamere, te fotografonte si dhe i japi mësim ne matematik, anglisht dhe ne gjeografi. Me 17 nëntor 1950 u transferua pushteti tokesor mbi Tibetin tek 15 vjeqari Dalai Lama, i cili shkaku i presionit te madhe nga Kina komuniste ju deshtë te ikte me gjithë qeverinë e ti ne Dromo, afër kufirit me Indinë. Heinrich Harrer e shoqeroj ate deri ne Mars te vitit 1951 dhe iku pastaj per ne Evrope. Dalai Lama u kthye gjate veres ne Lhasa, pasi arriti nje marrëveshje me Kinën e cila e parashihte mundësin qe ai ti ushtroje funksionet e tij fetare.