Teofil Haxhimihali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

I njohur ne gjuhen greke si Theophilos Kefalas lindur në Varia afër qytetit Mitelen, në ishullin e Lesbos.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte më i madhi nga tetë fëmijët e familjes së tij. Njerëzit e kanë njohur me emrin Theofil Haxhimihali, mbiemër i nënës së tij Penelopë, bij e piktorit të njohur të ikonave Kostantin Haxhimihali (Costandinos Hatzimihalis). Që në moshë të njomë shfaqi dëshirën për pikturën dhe pas disa vitesh e la shkollën, për të jetuar në fillim pranë gjyshit dhe më vonë si ndihmës i dajës, i cili punonte si ndërtues dhe piktor në zbukurimin e shtëpive. Tradita e pikturimit mbi copë dhe dru, me të cilën u njoh në punishten e gjyshit dhe përvoja në pikturën murale, prodhimin e ngjyrave dhe përdorimin e tyre në materiale të ndryshme pranë dajës Gjergj Zografi (George Zographos), ishin shkolla e vetme e Teofilit të ri. Zograf, në shqip emërtohesh puna e një piktori dhe shpesh mbetej si mbiemër i tij në vendin, ku jetonte dhe punonte.