Terminal autobusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Terminali i autobusit është një vend i caktuar ku një autobus ose transportues tjetër publik fillon ose mbaron rrugën e tij të planifikuar. Terminali mund të vendoset pranë stacioneve të autobusëve, ndalesave të autobusëve, afër ose pranë stacioneve hekurudhore, spitaleve, qendrave tregtare ose afër vendit të garazhimit. Terminali mund të fillojë dhe përfundojë në të njëjtin vend, ose mund të jetë në lokacione të ndryshme për fillimin dhe mbarimin e një rruge. Terminali mund ose nuk mund të përkojë me përdorimin e stendave të autobusëve.

Madhësia e terminaleve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për arsye operacionale si dhe rrugët e pasagjerëve, garazhi i tyre zakonisht është jashtë terminalit ose aty afër. Për qëllime të integrimit të mënyrave të ndryshme të transportit publik, terminalet mund të vendosen gjithashtu si pjesë e një qendre të transportit publik së bashku me pajisje të tjera kryesore si universitete, qendra tregtare ose spitale.

Për kah kapaciteti dhe madhësia e tyre, terminalet zakonisht janë më të vegjël se stacionet e autobusëve por më të mëdhenj se një ndalesë autobusash ndonëse një terminal i vogël mund të jetë vetëm sa një ndalese autobusi ose një qosh skaj një rruge të banueshme, e përdorur nga shumë pak ose vetëm një operator. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut terminalet nuk janë edhe aq të njohur as si shprehje në të folurit e përditshëm e po ashtu nuk gjejnë zbatim as në praktikën e transportit publik ndërsa në Shqipëri janë shumë më të përdorshëm dhe më të zakonshëm.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]