The Water Diviner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The Water Diviner
Regjia ngaRussell Crowe
Shkruar ngaAndrew Anastasios
Andrew Knight
ProdhuesiTroy Lum
Andrew Mason
Keith Rodger
LuajnëRusell Crowe
Jacqueline McKenzie
Olga Kurylenko
Yılmaz Erdoğan
Cem Yılmaz
KinematografiaAndrew Lesnie
MontazhiMatt Villa
MuzikaDavid Hirschfelder

Kompanitë prodhuese
RatPac Entertainment
Seven Network
Hopscotch Features
Fear of God Films
Shpërndarë ngaEntertainment One (AU/UK)
Universal Studios (AU)
Warner Bros. Pictures (SHBA)
Mister Smith Entertainment (shtete të tjera)
Data e publikimit
26 dhjetor 2014 (Australi/Turqi)
24 prill 2015 (SHBA)
Kohëzgjatja
111 minuta[1]
ShtetetAustrali[2]
Shtetet e Bashkuara[2]
Turqi
GjuhëtAnglisht
Turqisht
Fitimi$38.2 million[3]

The Water Diviner (Shqip: Parashikuesi i Ujit) është film i vitit 2014 me regji të Russell Crowe. Filmi është bazuar në romanin me njëjtën emër shkruar nga Andrew Anastasios. Filmi ka të bëjë për një fermer australian që udhëton për në Turqi për t'i gjetur fatin e tri djemve të tij që nuk janë kthyer asnjëherë që nga Lufta e Parë Botërore.

Përmbledhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi fillon në vitin 1919, menjëhere pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Bijtë e fermerit australianë: Arthur, Edward dhe Henry shërbejnë Trupave të Ushtrisë Australiane dhe Zelandës së Re (TUAZR) gjatë Luftës së Çanakalasë katër vite para se të supozohen të vdekur. Gruaja e fermerit Eliza bëri vetëvrasje për shkak mërzisë që kishte, fermeri Joshua Konor dëshiron të gjej bijtë e tij dhe t'i varros afër nënës së tyre.

Joshua udhëton në Turqi dhe qëndron në një hotel në Stamboll që drejtohet nga një grua me emrin Ajshe, por nuk mundet të shkoj në Gallipoli. Pasi Ajshe mëson për qëllimin e tij, ajo i tregon se si të shkoj atje me barkë. Kur Joshua arrinë atje, ai mëson se TUAZR janë të angazhuar në një detaj masiv të varrosjes dhe të gjithë civilët janë të ndaluar. Komandanti Hasan, një oficer i ushtrisë turke që ndihmon TUAZR, bind kreun e TUAZR-it toger koloner Cyril Hughes për të dhënë përparësi për të ndihmuar Joshuan me kërkimin e tij. Pas gjetjes së varreve të Edward dhe Henry, Joshua sheh në ëndrrat e tij se Arthuri mbijeton betejën. Hasani njeh mbiemrin e Joshuas dhe i thotë se Arthur mund të ishte marrë i burgosur.

Joshua kthehet në Stamboll, por nuk arrin të zbulojë se në cilën kamp të burgu u transferua Arthur, pasi shumë të dhëna turke u dogjën. Ai kthehet në hotel dhe mëson se Ajshe është e shtyrë të martohet me kunatin e saj, Omerin. Argumenti i tyre nxehet dhe Omer tërhiqet kur Joshua ndërhyn. Ajshe nervozohet, duke fajësuar Joshuan për atë që bëri dhe i thotë atij të largohet. Ndërkohë Joshua largohet nga hoteli, Omer dhe disa nga shokët e tij e sulmojnë atë, por ndalohet nga vartësi i Hasanit, Rreshteri Xhemal. Xhemali e merr Joshuan te Hasani, i cili shpjegon se grekët kanë pushtuar dhe ata do të mbrojnë vendin e tyre, pasi britanikët nuk ndërhyjnë. Joshua vendos të udhëtojë me grupin e Hasanit, i cili do të kalojë nëpër rajon ku mund të jetë djali i tij. Ndërsa Joshua kthehet në hotel për të tërhequr gjërat e tij, Ajshe kërkon ndjesë për fjalët e saj të mëparshme.

Ndërkohë në tren, Xhemali i kërkon Joshua për një karremë kriket që gjeti në hendek të Aleancës kur ata u tërhoqën, pasi ai nuk është i sigurt nëse është armë apo jo. Joshua pastaj shpjegon ushtarëve turq në tren rregullat e lojës kriket. Megjithatë, ushtarët grekë sulmojnë trenin me vetëm Xhemalin, Hasanin dhe Joshua që mbijetuan sulmin fillestar. Duke përdorur shkopin, Joshua e shpëton Hasanin nga një oficer grek i cili ishte gati për ta ekzekutuar atë, por Xhemali vritet nga një ushtarë grekë. Joshua dhe Hasani ikin në një qytet të afërt, ku vërejnë një mulli me erë, që Joshua e pa në ëndrrën e tij të përsëritur. Atje ai e gjen Arthur të gjallë, por të traumatizuar. Arthur zbulon se në fund të betejës, Edward ishte ende gjallë por plagosur rëndë. Ai u lut me Arthur për t'i dhënë fund vuajtjeve të tij, dhe Arthur iu bind me dëshirë. Duke fajësuar veten për vdekjen e vëllezërve të tij, Arthur ndjeu se kurrë nuk mund të kthehej në familjen e tij.

Ushtarët grekë që më parë sulmuan trenin filluan të sulmonin qytetin dhe të dy burrat u përpoqën të shpëtonin nga malet. Arthur refuzon të ndjekë babanë e tij, por falet kur Joshua thotë se pa gruan dhe djemtë e tij, ai nuk ka ku të shkojë tjetër. Ata shmangin me sukses ushtrinë greke dhe kthehen në hotelin e Ajshes. Filmi mbaron me Joshua duke pirë një filxhan kafeje e bërë nga Ajshe, që tregon se ajo është dashuruar me të.

Luajtën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thirrjet për një protestë dhe bojkotim të filmit në rrjetet sociale rezultuan në faqen e Facebook-ut "Protesta dhe bojkotimin e Parashikuesit së Ujit", e cila ka 15,091 pëlqime.[7] Pasardhësit e viktimave të gjenocidit armen, gjenocidit asirian dhe gjenocidit grek u zemëruan nga portretizimi i turqve në film si viktima, në të njëjtën kohë kur turqit po kryenin krime ndaj pakicave të tyre. Kritikët e ndryshëm të filmit e përshkruan filmin si "një shtrembërim të historisë që shërben vetëm për të qetësuar Turqinë dhe agjendën e saj të vazhdueshme të mohimit të genocidit".[8] Anthony McAdam i The Spectator shkroi: «Duke lënë mënjanë konsideratat estetike, fakti është mungesa e filmit për çdo kontekst historik është e mahnitshme.» McAdam vëren se ka një "lëshim të dukshëm" në film, që është mungesa e ndonjë përmendje të gjenocidit armen.[9]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "THE WATER DIVINER (15)". British Board of Film Classification. 20 shkurt 2015. Marrë më 20 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "The Water Diviner (2014)". British Film Institute. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2015. Marrë më 30 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "The Water Diviner (2015) - Summary". Box Office Mojo. Marrë më 5 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Fleming, Mike (18 qershor 2013). "Russell Crowe Sets 'The Water Diviner' For Directing Debut". Deadline Hollywood. Marrë më 18 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ McNary, Dave (18 tetor 2013). "Olga Kurylenko Joins Russell Crowe In 'Water Diviner'". Variety. Marrë më 18 dhjetor 2013. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Fleming, Mike (24 tetor 2013). "Jai Courtney Tapped For Angelina Jolie's 'Unbroken', Russell Crowe's 'Water Diviner'". Deadline Hollywood. Marrë më 18 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Protest & Boycott "The Water Diviner" a movie by Russell Crowe". Facebook. Marrë më 4 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Russell Crowe's The Water Diviner faces deluge of protest ahead of US opening". The Sydney Morning Herald. Marrë më 4 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Crowe's water diviner is out of his depth". The Spectator. Marrë më 4 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)