Thirty Seconds to Mars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thirty Seconds to Mars (zakonisht e stilizuar ne 30 Seconds to Mars) është një grup amerikan rock-u nga Los Angeles, Kaliforni, I formuar ne vitin 1998. Grupi përbëhet nga Jared Leto (vokalisti kryesor, kitarë, bass), Shannon Leto (bateri, perkusion) dhe Tomo Miličević (kitarist kryesor,bass etj).

Albumi I tyre I debutimit, 30 Seconds to Mars (2002), me producent Bob Ezrin, pati sukses të limituar komercial. Grupi arriti famë botërore me publikimin e albumit të tyre te dytë A Beautiful Lie (2005), I cili mori certifikime të shumta në të gjithë globin, duke perfshirë këtu platinium në SHBA. Albumi I tyre I rradhës This Is War (2009), arriti në top dhjetëshen e disa renditjeve kombëtare të albumeve dhe fitoi çmime muzikore të shumta. Ne 2013, Thirty Seconds to Mars u bashkua me Universal Music dhe publikuan albumin e tyre te katërt, Love, Lust, Faith and Dreams (2013), I cili u pëlqye si komercialisht ashtu edhe nga kritika.

Deri në shtatorin e 2014 grupi ka shitur mbi 15 milionë albume në mbarë botën.Thirty Seconds to Mars shquhet për performanca energjitike live dhe për shkrirjen e shumë zhanreve të muzikës së bashku. Shpeshherë ata janë krahasuar me grupe si Pink Floyd, The Cure, Tool, dhe U2 për shkak të teksteve filozofike, albumeve konceptuale dhe përdorimin e muzikës eksperimentale.

albums[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 30 Seconds to Mars (2002)
  • A Beautiful Lie (2005)
  • This Is War (2009)
  • Love, Lust, Faith and Dreams (2013)
  • America (2018)
  • It's the End of the World but It's a Beautiful Day (2023)