Tiq Milan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tiq Milan (lindur në 14 korrik në Buffalo, Nju-Jork) është një shkrimtar amerikan, aktivist dhe konsulent për strategjinë në media. Ai është aktualisht zëdhënës në GLAAD,[1] një organizatë monitoruese për mediat rreth situatës së të drejtave LGBT. Përpara angazhimit të tij, ai ishte mentor dhe lektor pranë Institutit Hetrick-Martin, një organizatë për të rinjtë LGBTQ në Nju-Jork. Advokimi i tij, aktivizmi LGBT dhe gazetaria e tij njihen gjerësisht.[2][3][4][5][6][7]

Trajnimi në media dhe puan advokuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmes punës në GLAAD, Milan ka trajnuar advokues të të drejtave trans si CeCe McDonald dhe Geena Rocero. Ai ka zhvilluar strategji me media kombëtare dhe agjenci lajmesh mbi raportimin e drejtë dhe neutral të personave transgjinorë.

Ai është zëdhënës pranë CNN në zhvillimet më të fundit të të drejtave trans.

Puna me të drejtat LGBT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është përfshirë në punën për të drejtat LGBT në Nju-Jork gjatë dekadës së kaluar. Në Institutin Hetrick-Martin, ai drejtoi programin CDC (Comprehensive Risk Counselling) mbi masat parandaluese për të krijuar lidhje të shëndetshme për persona të mbetur të pastrehë, të margjinalizuar si dhe pjesë të komunitetit trans. Ai organizoi punëtori rreth temës së vetë-vlerësimit, interseksionalitetit me qëllim rritjen e vetë-vlerësimit.[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ GLAAD Staff, Tiq Milan.
  2. ^ Kellee Terrell, Health Hero: Amplifying the Voices of Black LGBT Youth, October 16, 2014.
  3. ^ Aljazeera America, Training cops to help transgender crime victims, March 28, 2014.
  4. ^ Anslem Samuel, Being Black and Transgender, July 15, 2011.
  5. ^ Audrey Cash, Worshipping Each Other: Public Possibility Models of Black Queer Love Arkivuar 4 tetor 2015 tek Wayback Machine, May 13, 2014.
  6. ^ Jorteh Senah, Profile: Tiq Milan, Transgender "IKON", COLLIDE, December 11, 2012.
  7. ^ SRLP’s Reina Gossett talks trans people in the media with Laverne Cox, Kye Allums and Tiq Milan, Sylvia Rivera Law Project, September 26, 2013.
  8. ^ CDC, Comprehensive Risk Counseling and Service Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine.