Tirana Business University

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tirana Business University
MotojaNuk merrni vetëm diplomën, por nisni karrierën!
LlojiPrivat
Themelimi2010[1]
PresidentiArtan Hoxha
RektoriProf. Dr. Lavdosh Zaho
Location,
Faqja zyrtarewww.tbu.al[2]

Tirana Business University njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar tek cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. Pasi nisi aktivitetin në tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin në vitin 2013 për të gjitha programet studimore që ofron. Ministria e Arsimit dhe Sportit e vlerësoi TBU pozitivisht në inspektimin mbi ligjshmërinë të kryer këtë vit. TBU ka nxjerrë brezin e parë të studentëve të diplomuar në Bachelor dhe në Master, të gjithë të punësuar tashmë, duke e nisur me synime dhe objektiva ambicioze vitin e pestë akademik të veprimtarisë së vet. TBU i përgatit studentët për t’u bërë menaxherë, financierë, marketierë e juristë. Studentët e TBU do të pajisen me njohuri teorike e shprehi praktike për të ndërtuar karrierë të suksesshme në sipërmarrjet private, në administratën publike ose për të ndërmarrë vetë një nismë biznesi apo për të ofruar shërbime konsulence për sipërmarrjen dhe shtetin. Grupi Balfin[3], pjesë e të cili janë QTU, TEG, Mane TCI, Neptun, Tirana Logistic Park, Jumbo, Albchrome, etj. është tashmë partner dhe investitor në TBU. Grupi Balfin do të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të TBU për zgjerimin e programeve, shtimin e bursave, kryerjen e praktikave mësimore, partneritetin me universitete dhe sipërmarrje europiane dhe amerikane. Grupi Balfin është edhe një perspektivë e shkëlqyer punësimi dhe karriere për studentët e TBU.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tirana Business University[1] u krijua në Tiranë, në Maj 2010 dhe do të ushtrojë aktivitetin e saj si shkollë e lartë universitare private,në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. TBU është miratuar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Ministrave me VKM nr.794, datë 06.10.2010 dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në datën 1 qershor 2010, me NUIS: L01801024T. Forma juridike e organizimit të shoqërisë është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Fakulteti Administrim Biznesi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Administrimi i biznesit[4] kërkon njohuri teorike dhe shprehi praktike të këtilla që një menaxher të jetë njëherazi i aftë të kuptojë kërkesat, kushtet dhe zhvillimet e tregut specifik ku konkurron biznesi i tij si dhe të mjedisit ekonomik, ligjor e social. Menaxheri duhet të drejtojë me sukses biznesin në një treg e mjedis të këtillë kompleks, të ndryshueshëm dhe me të papritura. Për këtë arsye atij i duhet të njohë proçeset kyçe të drejtimit të një biznesi - atë të prodhimit apo shërbimit, të organizimit të personelit, të sigurimit dhe përdorimit me efiçensë të burimeve financiare, të sigurimit dhe përdorimit me efiçensë të teknologjisë, tregun dhe konsumatorin, e deri tek legjislacioni në fuqi në mënyrë që të parandalojë rreziqet dhe dëmet. Menaxheri i një biznesi të madh e veçanërisht i një biznesi të mesëm e të vogël ku nuk ka vend për shumë menaxherë të profileve të ndryshme, duhet të jetë një person me njohuri e shprehi të plota, 360 gradëshe. Këto cilësi kërkohen sot po aq edhe nga nëpunësit me rol drejtues dhe/ose administrues në institucionet dhe entet publike, organizatat jo-qeveritare dhe institucionet ndërkombëtare si edhe në rastin e ofrimit individual apo në grup të shërbimeve të konsulencës për bizneset, institucionet shtetërore dhe organizatat e tjera.

Fakulteti Administrim Biznesi në TBU është ngritur mbi parimin e ndarjes së shkencave ekonomike nga shkenca e drejtimit. Fakulteti Administrim Biznesi, me programet studimore dhe modulet përbërëse, stafin akademik dhe praktikat mësimore të drejtuara dhe të personalizuara përgjatë ciklit të parë të studimeve Bachelor dhe më pas në ato Master, ofron mundësinë për formimin teorik e praktik të menaxherëve me të tilla cilësi. Studentët e TBU do të mbështeten në një bazament të gjerë e të qëndrueshëm njohurish teorike e shprehish praktike për administrimin në përgjithësi dhe administrimin e biznesit në veçanti. Në vitin e tretë Bachelor, e më pas edhe në Master, sipas talentit dhe objektivave personale nën përkujdesjen personale të ekspertëve për zhvillimin e karrierës në TBU, studentët mund të zgjedhin që të thellohen më tej në fushën e administrimit të biznesit, në Master Profesional ose i Shkencave, duke ju dhënë mundësinë që të profilizohen në menaxhim, marketing, kontabilitet & financë, në të drejtën e biznesit dhe në administrimin publik. Së afërmi, TBU ka në plan të hapë edhe programet e reja në Master i Shkencave për Kontabilitet & Financë dhe Marketing. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë është Prof. Arben Bakllamaja.[5]

Fakulteti Juridik, e Drejtë Biznesi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo biznesi i duhet të njohë, të respektojë dhe të përshtatet me sistemin ligjor i cili përmban një numër të madh rregullash materiale dhe proçeduriale, të përgjithshme apo specifike. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që biznesi të parandalojë rreziqet e dëmet dhe/ose të gjejë mënyrën më të mirë të ligjshme për arritjen e synimeve të veta. Pjesa më e rëndësishme e legjislacionit, me të cilën ka të bëjë përditazi një biznes, është ajo tregtare, administrative dhe e punës, por pa neglizhuar atë civile dhe penale. Për këtë qëllim bizneset kanë nevojë të punësojnë juristë ose të marrin shërbime nga juristë ose zyra juridike që njohin mirë këto pjesë të legjislacionit. Kjo mbështetje juridike, nga stafi i brendshëm apo nga konsulentë me kontratë, i jep mundësi një biznesi të operojë, të hyjë në marrëdhënie e të zhvillohet me sa më shumë siguri dhe sa më pak kosto e rreziqe juridike. Nga këta juristë kërkohet që të zotërojnë jo vetëm njohuri dhe shprehi të gjera e të thella juridike por edhe njohuri e shprehi bazë të administrimit të një biznesi. Pa këto njohuri, shërbimet e juristëve, qoftë edhe mjaft të mësuar e të aftë, nuk do të ishin në cilësinë e kërkuar për mungesë të njohjes dhe mirëkuptimit reciprok mes juristit dhe stafit drejtues të biznesit. Juristë me këto cilësi kërkohen sot po aq edhe në postet me rol drejtues dhe/ ose administrues, veçanërisht në zyrat juridike të institucioneve dhe enteve publike, organizatave jo qeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare. Këto cilësi kërkohen edhe në rastin e juristëve konsulentëve apo avokatëve, nga zyrat e mëdha juridike dhe organizatat e ndryshme të shërbimeve me bazë profesionin e juristit.

Fakulteti Juridik, E Drejtë Biznesi në TBU, me programet studimore dhe modulet përkatëse, stafin akademik dhe praktikat mësimore të drejtuara dhe të personalizuara përgjatë ciklit të parë Bachelor dhe më pas në atë Master, ofron mundësinë për formimin teorik e praktik të juristëve me të tilla cilësi. Ndërsa formohet me një bazë të gjerë e solide mbi të drejtën, gradualisht deri në vitin e tretë Bachelor studenti i TBU fillon e profilizohet në Të Drejtën e Biznesit (E Drejta Tregtare, Administrative, Fiskale, E Punës). Këto drejtime zgjerohen e thellohen në ciklin e studimit Master Profesional në të Drejtën e Biznesit por studenti mund të zgjedhë edhe një kombinim të formimit të tij juridik në të drejtë biznesi me njohuri plotësuese në administrim biznesi ose administrim publik përmes programeve Master të Fakultetit Administrim Biznesi në TBU. Së afërmi, TBU ka në plan të hapë edhe ëprogramin e ri Master i Shkencave në të Drejtën e Biznesit. Dekan i Fakultetit të Drejtësisë është Prof. Endri Papajorgji.[6]

Studimet Bachelor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti i Administrim Biznesit

  • Administrim Biznesi, me profili Menaxhim,
  • Administrim Biznesi, me profil Marketing,
  • Administrim Biznesi, me profil Kontabilitet dhe Financë

Fakulteti Juridik, e Drejtë Biznesi

  • Juridik, me profil e Drejtë Biznesi

Studime Master[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti i Administrim Biznesit

  • Administrim Biznesi (MP)
  • Administrim Publik (MP)
  • Administrim Biznesi me profil Kontabilitet dhe Financë (MP)
  • Administrim Biznesi me profil e Drejtë Biznesi (MP)
  • Administrim Biznesi (MSh)

Fakulteti Juridik, e Drejtë Biznesi

  • Juridik, me profil e Drejte Biznesi (MP)

Grupi BALFIN, partner dhe investitor në TBU[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partneriteti që garanton një shkollë të lartë cilësore, mundësi punësimi dhe karrierë në Grupin BALFIN për studentët e TBU. Me kontributin e Grupit BALFIN, TBU do të:

  • ofrojë më shumë bursa për studentët e zellshëm e të talentuar;
  • përfshijë më shumë staf akademik e që njëherazi ka eksperiencë të përditshme praktike;
  • shumëfishojë mundësitë e kontakteve dhe praktikave profesionale të studentëve me botën e sipërmarrjes në Shqipëri dhe jashtë;
  • zgjerojë e shtojë programet studimore universitare, pasuniversitare si dhe ato të formimit të vazhdueshëm profesional përgjatë gjithë karrierës;
  • hapë së shpejti programe studimore në partneritet me universitetet më të mira perëndimore e me diploma të çertifikuara ndërkombëtarisht.

Bursa dhe Ndihma Financiare[7][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tirana Business University është ndër universitetet që mbështet dëshirën dhe ambicien e të gjithë atyre nxënësve që duan të ndjekin studimet në një universitet të nivelit më të lartë siç është vetë TBU. Lehtësirat që TBU ofron janë në formën e bursës apo në ofrimin e të gjithë ndihmës së nevojshme për të përfituar kredi.

Bursa e Ekselencës Bursa e ekselencës është e dedikuar për nxënësit dhe studentët me performancë të lartë. Bursa e ekselencës përshkallezohet në tre shkallë, duke filluar me bursë të plotë, sipas tre shkallëve të mesatares së notave të marra nga maturanti në maturë përfshirë provimet e shtetit. Përgjatë viteve të shkollimit, në përputhje me të njëjtat rezultate të përshkallëzuara të notave të marra, studenti i TBU vazhdon të përfitojë shkallët respektive të bursës në ciklin Bachelor si dhe në atë Master.

Bursa për fituesit e konkursit Sipërmarrësit e së Nesërmes

  • Pjesëtarëve të ekipit fitues të vendit të parë i akordohet bursë e plotë studimi për të tre vitet e studimit në ciklin Bachelor.
  • Pjesëtarëve të ekipit fitues të vendit të dytë i akordohet bursë e pjesshme studimi e shkallës së dytë për të tre vitet e studimit në ciklin Bachelor.
  • Pjesëtarëve të ekipi fitues të vendit të tretë i akordohet bursë e pjesshme studimi e shkallës së tretë dhe për të tre vitet e studimit në ciklin Bachelor.

Studenti e humb të drejten e kësaj burse për atë vit në të cilin rezultatet e tij bien nën kufirin minimal të përfitimit të bursës së pjesshme të shkallës së tretë.

Bursa e Talenteve Kjo është bursë e plotë që ju ofrohet studentëve të TBU në Bachelor dhe Master kur ata janë shquar si talente në art, kulturë, sport dhe fusha të tjera të jetës.

Bursa Sociale TBU ofron gjithashtu bursa të plota ose të pjesshme për kategorinë në nevojë, si: aplikantë që kanë prindër policë të vrarë në detyrë, aplikantë që nuk kanë mundësi ekonomike për të vazhduar studimet universitare, aplikantë që vijnë nga Shtëpia e Fëmijës, dhe kategori të tjera në vështirësi ekonomike.

Shërbimet dhe lehtësitë në TBU[8][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

TBU gjendet në një nga rrugët kryesore dhe më të zhvilluara të Tiranës, në Rrugën e Kavajës, në zonën e ish-parkut, ku aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë institucione të tjera të arsimit universitar, pasuniversitar dhe të mesem, si dhe një sërë kompanish të telekomunikacionit, marketingut, teknologjisë së informacionit, bare, restorante, etj. Me një godinë të projektuar dhe ndërtuar në mënyrë profesionale, e përshtatshme për një Universitet, me një pamje të jashtëzakonshme nga qyteti i Tiranës, me ambiente të pajisura sipas standardeve më bashkëkohore universitare, Tirana Business University, vjen për të formuar brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe administratorëve të bizneseve, profesionistëve të lirë dhe zyrtarëve me njohuri teorike e shprehi praktike, me iniciativë dhe krijimtari, duke kënaqur kërkesat dhe ambiciet e të rinjve nga një anë e të tregut të punës, sektorit privat e atij publik nga ana tjetër.

  • Amfiteatri dhe klasat e seminareve
  • Biblioteka
  • Laboratori i kompjuterave
  • Mjediset shplodhëse

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2011. Marrë më 6 tetor 2011. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "tbu.al" defined multiple times with different content
  2. ^ http://www.tbu.al
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2015. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2014. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Tirana Business University Homepage". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Tirana Business University Homepage". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)