Tirona.Website

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Faqja Tirona.info tashmë prej 13 vitesh, e fokusuar në mbulimin me informacione historike kulturore dhe sportive të qytetit tonë. Kjo faqe u themelua më 24 Prill 2011, me qëllimin që të jetë një faqe dedikuar historisë së qytetit të Tironë, jashtë çdo sfondi politik, e pavarur dhe duke synuar gjithmonë që me ndershmëri të zhvillojë detyrën e një faqeje të dashur për qytetarët Tironas autoktonë por edhe për të gjithë dashamirësit e qytetit tonë.

Faqja Tirona.info do të vijë tek ju përditë me shumë artikuj, histori, personalitete, opinione e analiza të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi të kyçen në këtë mozaik informacioni për të marrë informacione mbi qytetin e Tironës, historinë e qytetit etj. Nëpërmjet faqes Tirona synohet që Tironsit të gjejnë atë çfarë ju mungon nga qyteti i tyre, tashmë i ndryshuar (përçudnuar) për fatin e keq!

Me një paraqitje dhe përmbajtje sa më gjerë të informacioneve në web por edhe në faqen Facebook, Tirona synon sensibilizimin e qytetarëve të saj, forcimin e një komuniteti në mbrojtje dhe kujtim të vlerave të shpirtit Tironas.

Në përditshmërinë e Faqes Tirona do të jenë prezent personalitete të hershëm, histori dhe personazhe nga jeta ekonomike e shoqërore e viteve të kaluara por edhe të sotshme, analiza, opinione, njerëz të artit dhe kulturës, sportistë dhe shumë profile të fushave të tjera që do të gjejnë hapësirën e duhur në kohën e duhur në faqen Tirona.

Faqja Tirona asnjëherë nuk nuk do të publikojë lajme dhe informacione me përmbajtje politike, propagandistike, gjuhe urrejtje etj, por gjithmonë do të ruaj etikën Tironase dhe gjithmonë me synimin e përçimit të vlerave dhe sensibilizimit të qytetarëve Tironas.

Faqja Tirona do të ketë në synim kryesor afrimin e sa më shumë njerëzve që kanë dëshirë të kontribojn sado pak për qytetin e tyre, siç ka bërë në 12 vitet e kaluara, ju mund të dërgoni opinionet apo shkrimet tuaja tuaja, mund të dërgoni histori apo kujtime për të qenë pjesë e faqes Tirona.

Faqja Tirona falenderon në mënyrë të veçantë miqtë e saj që kanë kontribuar dhe kanë qenë pjesë e saj në vite.

Faleminderit nga zemra të gjithëve. Zoti ju shpërbleftë. Miqësisht Tirona

Ne ftojmë gjithsejcilin që ka dëshirë dhe mundësi të bëhet pjesë e faqes Tirona duke na dërguar materiale të ndryshme që përbëjnë vlera të qytetit tonë. Të gjithë ju që dëshironi të publikoni në faqen Tirona jeni të lutur që të na kontaktoni në emailin tonë: kontakt@tirona.info ose në faqen tonë në Facebook