Titanic
Titanic është një film amerikan nga James Cameron që u shfaq në vitin 1997. Regjisori qe ne te njejten kohe eshte dhe skenarist dhe producent i filmit tregon mbytjen e transoqeanikut Titanic qe ndodhi ne 14 prill 1912 si shkak i nje perplasjeje me nje ajsgerb, ne te cilen humben jeten 1513 nga 2227 pasagjere qe kishte ne bord.
Filmi u prodhua 1997 me buxhetin e 200 milion dollar dhe 85 milion per shperndarjene filmit neper bote dhe ka fituar 1.8 miliard dollar në kino, dhe kështu vlen ai si filmi më i suksesshmi në box office, ky film i ka fituar po ashtu edhe 11 Oskara dhe e mbanë ketë rekord me The Lord of the Rings: The Return of the King dhe Ben Hur-in.
Xhirimet e filmit jane zhvilluar ne plazhin Rosarita te Meksikes, ku u ndertua nje pishine rreth 37.000 metra katror e mbushur me 76 milion litra uje. Xhirimet nisen ne 16 shtator 1996 dhe perfunduan 6 muaj me vone, i gjithe stafi realizues kaloi nje prove te vertete 'force' gjate xhirimeve. Mbas produksinoi punoi me gjate sec ishte menduar keshtu qe dalja e filmit u shty nga pranvera per ne fund te vitit. Filmi u shfaq per here te pare ne Tokyo International Film Festival ne Japoni dhe ne kinema doli me 19 nentor 1997, dhe vetem javen e pare fitimet ishin 28 milion dollar
Lidhje të jashtme [redakto]
Kuriozitete [redakto]
- Prodhimi pati shume veshtiresi ku mund te permendet nje helmim ushqimor i gjithe stafit dhe te ftohur te disa personave te cilet ishin te detyruar te punonin ne uje.
- Ne qershor te 2007 filmi u shfaq ne AFI's 100 Years... 100 Movies, si 100 filmat me te mire ne te gjithe historine.
- James Cameron u frymezua per filmin nga nje dokumentar i vitit 1976 ku nje grua plake fliste se si kishte mbijetuar nga mbytja e nje anije njejte me historine e filmit.
- Per te xhiruar skenat spektakolare te fundosjes se anijes 3 persona kane perfunduar me fraktura.
- Ne skenen e filmit ku Rose( Kate Winslet )tenton te hidhet ishte vertet e varur ne nje anije rreth 18 metra te larte.
- Rindertimi i portit White Star Line te Southampton eshte eshte skena me e madhe e realizuar ndonjehere ne historine e kinemase.
- Arsyeja pse kosto e realizimit te filmit ishte kaq e madhe, eshte sepse u bene me qindra zhytje ne reliken e anijes Titanic nga 2 nendetese ruse MIR 1 dhe MIR 2.
- Ne skenen ku JACK DAWSON vizaton portretin e ROSE, duart nuk jane te Leonardo DiCaprio por te vete regjisorit James Cameron.
- Per kolonen zanore regjisori ju drejtua kengetares irlandese Enya por ajo refuzoi oferten, keshtu qe ju drejtua kompozitorit James Horner qe kompozoi kengen My heart will go on.
- Ne 2005 James Cameron nxjerr nje DVD me titull Deep Dive Presentation (DVD) te te cilen shfaqen te gjitha kerkimet, zhytjet, dokumentet e gjetura, skenari, prapaskenat e kenges, prapaskenat e filmit, pjeset qe jane prere dhe jane hequr nga filmi dhe gjithcka qe ai ka bere per te realizuar filmin Titanic
- Ne 26 korrik te 2009 regjisori James Cameron gjate nje interviste tha se do ta konvertoje filmin ne 3D, dhe filmi i konvetuar ne 3D pritet te dale ne sallat e kinemave ne 2012.

