Titulli "Mësues i merituar"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Titulli "Mësues i Merituar" (Klasi II)

Titulli "Mësues i merituar" u jepet arsimtarëve që kanë një veprimtari prej më shumë se 10 vjetësh në institucionet arsimore parashkollore, tetëvjeçare, të mesme a të larta dhe dallohen veçanërisht për punë të palodhur në zhvillimin e arsimit popullor, në përparimin dhe revolucionarizimin e shkollës sonë të re, në edukimin komunist të brezit të ri dhe për pjesëmarrje të gjallë në jetën shoqërore, për ngritjen e zhvillimin e diturisë së popullit.