Tonin Shtjefni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tonin Shtjefni, me profesion gazetar, ka lindur në vitin 1949 dhe ka ndrruar jetë në vitin 2009. Pas mbarimit të studimeve universitare për gazetari ka punuar në organe të shtypit, gazeta "Studenti" gazeta "Zëri i Rinisë", Revista " Ylli". Mjaft vite ka qenë punonjës aparati, ndërsa mbas vendosjes së demokracisë është ngarkuar me detyrën e shefit të zyrës së shtypit në Kuvendin Popullor e pas kësaj drejtor i Bibliotekës së Universitetit Politeknik të Tiranës. Ka botuar shtatë libra, poezi, publicistikë dhe dy novela.