Trafikimi i fëmijëve
Trafikimi i fëmijëve është një nga format më të këqija të shfrytëzimit të fëmijëve, ai përbën shkelje të të drejtave të tyre përfshi këtu drejtën e identitetit, e edukimit, të shërbimeve shëndetësore, të drejtën për kohë të lirë dhe aktivitete argëtuese, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturave e dënimeve çnjerëzore ose poshtëruese dhe të drejtën për të mos u privuar nga të drejtat e tyre në mënyrë të paligjshme apo arbitrare.[1]
Trafikimi i fëmijëve shqiptarë, si në vendet fqinjë ashtu edhe brenda vendit, ka mbetur një nga fenomenet më shqetësuese, duke i shkaktuar një dëm të madh fizik dhe psikologjik jetës dhe të ardhmes së fëmijëve viktima, si dhe brezave të ardhshëm të shqiptarëve në përgjithësi.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Alexis A. Aronowitz (2009). Human Trafficking, Human Misery: The Global Trade in Human Beings. Greenwood Publishing Group. ISBN 978-0-275-99481-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)