Traktati i Fëslaut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Traktati i Fëslaut ishte një traktat i fshehtë i lidhur në vitin 1867 midis Serbisë e Greqisë në Fëslau (afër Vjenës). Traktati parashikonte fillimin e luftës kundër Turqisë. Në kuadër të luftës kundër Turqisë, palët nuk lanë pa përmendur rëndësinë e Shqipërisë dhe rolin e shqiptarëve, pozita e të cilëve konsiderohej thelbësore, për shkak se zinin krahinat e ndanin pjesët greke e serbe të Turqisë Evropiane. Në bisedimet që i kishin paraprirë lidhjes së Traktatit, Serbia kishte kërkuar veç Kosovës edhe Shqipërinë Veriore, ndërsa Greqia, veç Maqedonisë donte të merrte edhe Epirin, ku përfshihej edhe Shqipëria Jugore.