Transformatorët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Transformatorët[1] janë pajisje elektrike - statike, të cilat bëjnë zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit elektrik, rrymës elektrike dhe fuqisë elektrike. Parimi themelor i punës së tyre rrjedh nga ligji i Faradeit, i cili shpreh lidhshmërinë ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike. Transformatorët kanë gjetur përdorim të gjerë në centrale elektrike, për bartjen dhe transmetimin e energjisë elektrike, nga centralet deri tek përdoruesi. Në bazë të numrit te pështjellave apo dredhave në primar dhe në atë sekondar dallojmë :

  • Transformator Ngritës (tensionin me një vlerë të caktuar në hyrje, në dalje e jep një tension me vlerë më të madhe) dhe
  • Transformator Zbritës (e kundërta e atij rritës).
    Transformator

Transformatorët ndërtohen nga materialet ferromagnetike, të cilët posedojnë përçueshmëri të madhe magnetike, gjithashtu edhe materialet me përçueshmëri elektrike. Qarku magnetik i tij ndërtohet nga fletëzat apo llamarinat e holla, të izoluara ndërmjet veti me një material izolues, për shkak të eliminimit të rrymave foku. Ato fletëza kryesisht janë të ndërtuara nga hekuri.

Në transformator paraqiten rezistenca omike si pasojë e rezistencave të materialit, dhe rezistenca induktive si pasojë e fluksit magnetik të shkapërderdhur. Qarku magnetik ka formë të katërkëndëshit ku dallohen dy zgjellat dhe dy shtyllat. Në primar apo në hyrje vendosen apo lidhen dredhat dhe në sekondar dredha tjera. Me anë të këtyre dredhave fitohet fusha magnetike e cila fushë lëvizë nëpër qarkun magnetik dhe përcillet deri në sekondar, kështu që fitohet një tension i dëshiruar.

Transformator

Transformatorët e tensionit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky lojë i transformatorit bën zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit varësisht sipas nevojës. Ato instalohen nga centrali deri tek shpenzuesit. Në Kosove gjeneratori i vendosur në centralin elektrik prodhon një energji elektrike me tension maksimal 35 KV, në menjëherë në dalje te centralin instalohet një transformator i cili tensionin e fituar 35 KV e shndërron apo e zmadhon deri në 400 KV.

Ky dallim tensioni behet i mundur me ane te ligjit te faradeit siç është treguar, ku në bazë te numrit te dredhave në primar apo në sekondar, në dalje fitohet tensioni i lart apo me i ulet se në hyrje.

Transformatorët e Fuqisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky lloje i transformatorit bën rritjen e fuqisë elektrike apo zvogëlimin e tij. Në ketë rast tensioni si dhe rryma elektrike ndryshojnë linearisht, se pse prodhimi i tyre jep fuqinë elektrike.

Qe transformatorët ti përdorim për zmadhim apo zvogëlimin e fuqisë, ato duhet ti lidhim që te punojnë paralel, ku kushti kryesor që dy apo me tepër transformatorët te punojnë paralel duhet që tension i në nyjet e tyre te jete i njëjtë dhe koeficientin i tyre te jete përafërsisht i barabartë.

Transformator

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Transformatorët - Naum Xhorxhi - Tirane
  • Fundamentals of Electric Drives (Electrical Engineering S.) - Mohamed El-Sharkawi (Author)