Trashëgimia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Trashëgimia paraqet proces të dorzimit të vetive (informacionit gjenetik, etj) në zhvillimin individual nga prindit në pasardhës, respektivisht prej një gjenerate në një gjeneratë tjetër.
Varrësisht nga aspekti i trashëgëmisë, kjo paraqet dhënjen e mëtutjeshme të të dhënave pasardhësve. Përderisa trashëgimia natyrore (biologjike) përfshin të dhënat gjenetike, trashëgëmia shoqërore përfshin të dhënat informative dhe materiale të lëna nga individi me testament për pasardhësit e tij.
Trashëgimia biologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të gjitha strukturat e qelizës që kanë aftësi të vetë riprodhohen dhe gjatë ndarjes të shpërndahen në qeliza bija e përbëjnë bazën materiale të trashigimisë. Megjithatë, veçanërisht rol të rëdësishëm si bartës të materialit të informacionit trashëgues kanë kromozomet, meqë si struktura specifike të bërthames, gjatë kohës së ndarjes qelizore mund të replikohen (riprodhim struktural) edhe me një shkallë më të lartë të precizitetit të ndahen në mënyrë të rregullt (segregohet).
Trashigimia nuk mund të shyrtohet jashtë kornizave të shumimit. Organizmat të cilat shumohen në mënyrë seksuale informacionin biologjik ose trashigimin e bartin nëpërmjet qelizave seksuale. Te shumimi seksual qeliza vezë dhe spermatozoidi fuzionohen në zigot, respektivisht paraqesin urën e cila mundëson ruajtjen e kontinuitetin gjenetik ndërmjet gjeneratave.
Te individët e llojeve të cilat shumohen në mënyrë joseksuale cilësit trashëguese barten me ndarjen e qelizave somatike të veçanta ose grupore me çka fitohet tërë organizmi i ngjajshëm me formën amë.
Trashigimia duhet kuptuar jo vetëm si aftësi e organizmave për ta ruajtur lidhjen funksionale dhe materiale ndërmjet gjeneratave por edhe si aftësi për ta dorzuar karakterin specifik të zhvillimit individual në kushte të caktuara në mjedisin jetësor.
Megjithatë, përvec lidhshmërisë së ngushtë me shumimin, trashigimia është e varur edhe nga nrdyshueshmëria.
Me trashigiminë, në shumë gjenerata ruhen edhe ngjashmëritë dhe dallimet e organizmave nga individët e llojit të caktuar. Dallimet trashëguese janë rezulltat i ndryshueshmërisë së vetive dhe cilësive trashëguese.
Trashëgëmia në shoqëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me zhvillimin e shoqërisë kuptimi i trashëgëmisë natyrore ka filluar të zgjerohet edhe në kuptimin shoqërorë e më këtë edhe juridik. Qështja e trashëgëmisë shoqërore shikuar nga aspekti juridik ka filluar të ndryshojë pas shpalljes që kishte bërë Jul Cezari për trashëgëmin e tij. Ai kishte shpallur për trashëgimtarë të frontit të birin e adaptuar. Që nga kjo kohë në sistemet e ndryshme janë është pranuar vullneti i shprehur i personave dhe janë nxierrur ligje të cilat e rregullojnë çështjen e trashëgëmisë së personave. Më këtë personave ju jepet e drejta e zgjedhjes së trashëgueve me testamenti.