Testamenti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Testamenti është shperhja me gojë apo shkrim e vullnetit të fundit e njerzëve.
Sipas ligjit në Kosovë, Testament do të thotë shprehje e vullnetit të fundit e dhënë në formën e paraparë me ligj, me të cilin trashëgimlënësi (testatori) urdhëron si të veprohet me pasurinë e tij pas vdekjes së tij. Testatori mund të deklarojë vullnetin e tij të fundit me gojë para dy dëshmitarëve, vetëm në qoftë se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme nuk është në gjendje të bëjë testamentin me shkrim.[1]
| Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

