Universiteti Teknik i Rigës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti Teknik i Rigës
Rīgas Tehniskā universitāte
LlojiPublic
Themelimi1862
Studentë15,735
Location,
AffiliationsBSRUN, BALTECH
Faqja zyrtarehttp://www.rtu.lv/

Universiteti Teknik i Rigës (letonisht:Rīgas Tehniskā universitāte) është universiteti më i vjetër teknik në vendet baltike i themeluar më 14 tetor 1862 (më herët i njohur si Instituti Politeknik i Rigës dhe Politekniku i Rigës). Është i vendesur në Rigë, Letoni.

Instituti Politeknik i Rigës, 1862 - 1918[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Politekniku i Rigës së pari u themeluar në vitin 1862 dhe ishte instituti i parë politeknik në Rusia Perandorake. Ai ofronte studime në agrikulturë, kimi, inxhinieri, mekanikë, tregti dhe arkitekturë, me eduktim në Gjermani. Në vitin 1896, ai u riemërua Instituti Politeknik i Rigës dhe gjuha e ligjëratave u ndryshua në rusisht.

Kur Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914, Instituti Politeknik i Rigës u evakuua në Moskë dhe punoi atje deri në vitin 1918. Pas kësaj, pjesë të fakultetit u kthyen në Letoni dhe iu bashkuan Universitetit të Letonisë. Të tjerat qëndruan në Rusi dhe vazhduan punën atje.

Universiteti Teknik i Rigës, 1958 - aktualisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Instituti Politeknik i Rigës u rithemelua në vitin 1958 nga ndarja e departamenteve të inxhinierisë nga Universiteti Shtetëror i Letonisë. Në vitin 1990, ai u riemërua në Universiteti Teknik i Rigës. Universiteti aktulisht ka 8 fakultete:

  • Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë
  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informimit
  • Fakulteti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
  • Fakulteti i Inxhinierisë ekonomike
  • Fakulteti i Materialeve Shkencore dhe Kimisë së Aplikuar
  • Fakulteti i Fuqisë dhe Inxhinierisë Elektrike
  • Fakulteti i Transportit dhe Inxhinierisë Mekanike

Në vitin 2003, ajo pati 17,281 studentë.

Ndërtesa kryesore e Universitetit Teknik të Rigës

Shkolla e Rigës për Biznes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla e Biznesit është institucion menagjment-edukativ brenda Universitetit Teknik të Rigës. U themelua në vitin 1991, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Buffalo (SHBA) dhe Universiteti i Ottaëa-së (Kanada), dhe ishte i pari institucioni i edukimit të lartë në vendet baltike që ofronte programe mastër të administrimit të biznesit në anglisht.[1]

Shkolla aktualisht ka më shumë se 800 të diplomuar. Standardet e edukimit dhe struktura janë adaptuar nga stili i Amerikës Veriore, e cila përmban punën në grupe dhe pjesëmarrjen aktive nëpër klasa.

Ish-studentë të njohur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Riga Business School. "History of RBS". {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]