Ura e Kovaçit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ura e Kovaçit, e cila funksionon edhe sot e kësaj dite, ndodhet në hyrje të Voskopojës. Ashtu si edhe ura të tjera të ndërtuara mbi një shekull më parë, edhe ura e Kovaçit ka shërbyer për të lidhur Korçën me dy krahina, atë të Voskopojës dhe të Lekasit, me jo pak fshatra e popullsi në kohët më të mira të lulëzimit të tyre. Po kjo urë vazhdon të shërbejë për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve edhe tani.