Urdhri dhe Medalja "Për shërbim të mirë popullit"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urdhëri "Për shërbim të mirë të popullit"

Urdhri dhe Medalja "Për shërbim të mirë popullit" u jepet kolektivave punonjëse dhe punonjësve të tregtisë, të shëndetësisë, të komunales, të transportit, të PT, të arkave të kursimit dhe punonjësve të tjerë, që kanë lidhje me shërbimet, për pritje shumë të mirë të popullit dhe për shërbim të shpejtë e shembullor ndaj tij, për organizim dhe drejtim shumë të mirë të punës në sektorin ku punojnë, për zbatim në mënyrë të përsosur të të gjitha rregullave higjieno-sanitare në vendin ku punojnë, për kujdes të madh në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë socialiste dhe për tejkalimin e planit të shtetit në të gjithë treguesit tekniko-ekonomikë.