Urdhri i Trimërisë dhe Medalja e Trimërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Urdhri i Trimërisë" dhe "Medalja e Trimërisë" u jepet shtetasve, familjeve, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake, njësive administrative, që kanë marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe kanë luftuar me trimëri e vetëmohim kundër pushtuesve e tradhëtarëve për çlirimin e Atdheut dhe të popullit shqiptar, si edhe për trimëri të treguar në raste agresioni ose provokacioni në shkallë të gjerë kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.