Uzina e Ferrokromit Burrel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e Ferrokromit Burrel është uzinë metalurgjike që prodhon lidhje të hekurit me krom, vënë në shfrytëzim më 1979 pranë Burrelit. Përpunon xeherorë të kromit, duke i shkrirë në furra elektrike e duke nxjerrë ferrokrom me shumë karbon. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet.