Vëlla,vëlla,kosi me dollarë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vëlla, vëlla, kosi me dollarë është titulli i komedisë teksti i së cilës është kompozimi nga dy komedi të autorit Kristo Floqi, "Vëllazëri e interes" dhe “Zi e ma zi” si dhe “Martesa e avokatit” nga Foqion Postoli; këto komedi të integruara në një ide të vetme.

Shfaqja flet për një satirë kohe ku vëllazëria matet me dollarë. Dhe dollarët janë para amerikane. Pra, deshe s’deshe, dollari sot është futur në shëndetin e familjes. Pra, vizioni i secilit është Amerika si ndërthurje, edhe pse zor se do të mundet secili ta mbërrijë këtë tokë të premtuar.

Avokati shqiptar që jeton në Boston lodhet nga ai mentalitet dhe kthehet në atdhe me badigardin e tij. Ai ka këtë ide për vëllanë qoftë gjak i tij apo gjak i atij që ia ka shpëtuar familjen në vendlindje. Ai është i pamartuar dhe të gjithë duan që të martohen me të, sherri i kosit (thartirës) që shitet me para. Janë dhe kamatarët në intrigë që japin para, ështëfukaraja në shesh që humb shtëpinë, gruaja e fajdexhiut dhe lidhjet me të dhe rreth saj që bëhen pas vdekjes së kamatarit. Pra, ideja e shfaqjes të çon në faktin e kryer karshi kohës së tashme. Martesat edhe sot do të lidhen ngushtësisht me këtë interes.

Ideja e kësaj komedie njëherësh mesazhi i saj, reflekton për konfliktin ndër familjar në raport me mentalitetin ndërkombëtar që sot është i shtrirë në rrethin dhe ambientin vendor. Kjo ishte një fabul e satirizuar, premiera e së cilës u dha në teatrin e qytetit të Pejës “Istref Begolli”. “Komedia është vetëm për të qeshur, ky është misioni dhe vizioni i saj”, thotë regjisori Ahmet Jakupi.

Labinot Lajçi

Në shfaqje luajnë : Labinot Lajçi, Lulzim Guhelli, Rudina Zhara, Adriana Morina, Fjolla Nushi.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1 Labinot Lajçi "Aktori me atraktiv" ne edicionin e X-të ne festivalin e Dibres (Maqedoni).2011
  • 2 "Skena ndryshe" EDICIONI III-të I FESTIVALIT AMBIENTAL "TEATRI NDRYSHE" Podujevë.2011