Vëllazëria e mbretërisë së Jezu Krishtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Themeluesi është Abram Pozhak. Pozhak ka lindur më 1900 në Rusi, nga një familje me origjinë hebraike. Pas shpërnguljes në Gjermani është interesuar për krishterimin dhe e ka pranuar atë. Më 1935 në Jerusalem themelon “Unionin hebraik-krishter”. Më pas lëvizjen e tij e bart në Europë. Kurse më 1963 vdes në Motthingen. Lider i komunitetit pas tij, është bërë mbreti i shtypit Albert von Springer. Këta janë të mendimit se koha e Fundit ka ardhur dhe se së shpejti do të shihen ngjarjet mbinatyrore. Gjithashtu janë në pritje për shtetin hyjnor, të cilin do ta formojë Jezu Krishti. Numri i tyre nuk dihet. Kanë simpati ndaj unionit të kishave.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]