Valmir Veliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valmir Veliu
Të dhënat vetjake
Emri i plotëValmir Veliu
Datëlindja4 qershor 2000
VendlindjaPodujevë, Kosovë
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Llapi
Numri99
Karriera me të rinjtë
0Liridoni Football School
0–2018Ramiz Sadiku
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2018Ramiz Sadiku
2018–Llapi24(2)
Karriera ndërkombëtare
2020–Kosova1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 dhjetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 janar 2020

Valmir Veliu (lindur më 4 qershor 2000) është një futbollist profesionist kosovar që luan si një mesfushor anësor për klubin kosovar Llapi dhe Kombëtaren e Kosovës.

Karriera në klub[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llapi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18 qershor 2018, Veliu nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Superligën e Futbollit të Kosovës me skuadrën Llapi pasi u pajtua për një marrëveshje trevjeçare.[1] Më 29 shtator 2018, ai bëri debutimin e tij në fitoren 2–0 në shtëpi kundër KEK-ut pasi erdhi si zëvendësues i Festim Alidemajt.[2]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 24 dhjetor 2019, Veliu mori një thirrje nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Suedisë[3] dhe bëri debutimin e tij pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Herolind Shalës.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Transferime të reja dhe rinovime te Llapi". Telegrafi. 18 qershor 2018. Gjatë ditës së hënë, Valmir Veliu ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin për tre vitet e ardhshme
  2. ^ "Java VII: LLAPI – KEK-u 2–0". KF Llapi. 29 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 26 gusht 2020. Llapi: 13. Afrim Ademi – 18. Ilir Blakçori, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 4. Bujar Idrizi – 16. Hamdi Namani/C/, 6. Kushtrim Shabani, 10. Edon Zeqiri (17. Arbnor Ramadani) – 97. Festim Alidema (77. Valmir Veliu), 11. Fiton Hajdari (95. Alban Rexhepi)
  3. ^ "Lista e futbollistëve për ndeshjen Kosovë–Suedi". Football Federation of Kosovo. 24 dhjetor 2019.
  4. ^ "Sweden (1–0) Kosovo". eu-football.info (në anglisht). 12 janar 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]