Vanessa Hudgens

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vanessa Anne Hudgens.

Vanessa Anne Hudgens (e lindur në 14 dhjetor 1988) është një aktore dhe këngëtare amerikane. Pas punës në shfaqjet teatrale lokale dhe reklamat televizive gjatë fëmijërisë së saj, Hudgens bëri debutimin e saj të parë në television në vitin 2003 në dramën “ Thirteen” me personazhin e Noelës. Ajo, më pas shkëlqeu në 2004, në filmin fantastiko-shkencor “Thunderbirds”. Roli më të spikatura tëhudgens është Gabriella Montez në seritë e “High School Musical ”. Ajo fitoi çmimin e kritikës në vitin 2009 në filmin “Bandslam” të publikuar në 14 gusht 2009.

Deputimi i Vanesës me albumin “V” u publikua në 26 shtator 2006. Albumi hyri në ‘Billboard 200” në vendin e 24 dhe më vonë u çertefikua si e artë.hudgens publikoi albumin e saj të dytë “Identified” në 1 korrik 2008 në Sh.B.A.

Jeta e hershme dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Hjuxhëns ka lindur në Salinas, Kaliforni dhe jetoi në gjithë bregun perëndimor nga Oregoni në Kaloforninë jugore me prindërit; Gina që bentë një seri punësh zyrtare dhe Gregory Hudgens, një zjarrfikës dhe motrën e saj të vogël, Stella Hudgens. dhe familja e saj u zhvendosën në Los Angeles, pasi ajo fitoi një rol në një reklamë televizive. Hudgens ka një prejardhje të përzier kulturore, babai i saj është një irlandez me prejardhje amerikane dhe e ema, lindur në Manila ka një prejardhje kineze-filipino-spanjolle. Të dy çiftet e prindërve të Vanesses ishin muzikantë.

Duke filluar nga mosha 8-vjeçare.hudgens performoi në një teater muzikor si një këngëtare dhe u shfaq në një podhim lokal të “Carousel”, “The Wizard of Oz”, “The King and I”, “The Music Man”, dhe “Cinderella” midis të tjerash. Dy vjet para performimit të karrierës së saj në fushën e aktrimit dhe këngës, ajo filloi audicionet për reklamat dhe emisionet televizive. Karriera e saj për aktrim filloi në moshën 15 vjeçare dhe ajo nuk ishte e aftë të mbaronte shkollën e mesme të arteve në “Orange Country” pasi u shkollua në shtëpi nga tutorët.

Karriera 2003-2007[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2003 Hudgens luajti një rol të vogël në filmin “Thirteen” ku luante rolin e Noelës, një mikes të Trejsit personazhi i Evan Rachel Wood mori përshtypje përgjithësisht të favorshme, kritika të suksesshme dhe tejkaloi buxhetin e saj 4 milion dollarë. Ajo fitoi një rol përfundimisht në vitin 2004 në skenën e filmit fantastiko-shkencor “Thunderbirds” në rolin e Tintin-ës. Fatkeqësisht, filmi ishte komercial, pati kritika të pasuksesshme dhe mori kritika të ashpra përmes internetit para publikimit të saj. Në fund të vitit 2005, ajo fitoi roli e urtë dhe të turpshëm të Gabriela Montez, përkrah Zak Efron-it në filmin “High School Muzical”. Para se ajo të luante rolin e saj si Gabriela Montez tek “High School Musical”, Hudgens ishte shfaqur në disa emisione televizive si: “Quintuplets”, “Still Standing”, “The Brothers García”, “Drake & Josh” dhe “The Suite Life of Zack & Cody”. Performancë e saj tek “High School Musical” ka marrë nominime dhe çmime të shumta. Me suksesin e filmit BBC në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se Hudgens do bëhej një “emër i njohur” në Sh.B.A. Hudgens ka marrë një kontratë rregjistrimi në Rekordet Hollivudiane. Në shtator 2006, publikimi i albumit të saj të titulluar “v” të renditur në vendin 24 në listën e 200 afishimeve të çertifikuar si e artë në 27 shkurt 2007. Kënga e saj e parë ishte “Come Back to Me” , e cila u bë singëlli më i njohur dhe kënga e dytë ishte “Say OK”. Lexuesit e “Billboard” zgjodhën albumin “V” si albumin e shtatë më të mirë të vitit. Hudgens u emërua këngëtarja e vitit në vitin 2007 në çmimet e zgjedhura nga adoleshentët. Hugdens gjithashtu mori pjesë në filmin “High School Musical” në nivel mbarëkombëtar. Në turneun e koncerteve në vjeshtë të vitit 2006, performoi këngë nga albumi i këngëve të filmit, si dhe 3 këngë nga albumi i saj deputiv. Ajo këndoi duetin “Still There For Me” së bashku me Corbin Bleu për deputimin e albumit të tij. Në vitin 2007,Hudgens përsëriti rolin e saj si Gabriela Montez në vazhdim të filmit “High School Musical” me “High School Musical 2”. Virginia Heffernan në një emision televiziv u shpreh se Vanesa shkëlqeu me rolin e saj. Në dhjetor të vitit 2007, ajo këndoi për George Bush (që në atë kohë ishte president i Sh.B.A) dhe familjen e tij në Muzeun Ndërkombëtar të Ndërtimit në Washington me disa këngëtarë të tjerë në një festë krishtlindjesh.

Paraqitja në vitin 2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Hudgens me rolin e saj si gabriella montez fitoi simpatin e shikuesve dhe krijoi adhurues te saj ne mbar boten .

Hudgens përsëriti rolin e saj si Gabriella Montez në filmin “High School Musical 3, Senior Year”. Performance e saj në film e bëri fituesen favorite të një roli në Kids Choice Awards në vitin 2009. Albumi i saj i panjohur mjaftueshë, “Identified”, e cila mori përshtypjet përgjithësisht të favorshme, u publikua më 1 korrik, 2008, dhe u rendit në vendin 23 në “Billboard 200”. Kryesuesi I albumit ishte singëlli "Sneakernight". Udhëtimi veror I Hudgens filloi në 1 gusht 2008 dhe mbaroi në 9 shtator të po këtij viti.

Hudgens performoi me një numër muzikor me një artist tjetër gjate 81 Çmimeve Akademike. Në 8 prill 2009, pjesëmarrja e Hudgens në një video të shkurtër komike të quajtur "Zac Efron's Pool Party", për website-in Funny Or Die u publikua për shikimin e fansave, publikut. Më vonë Hudgens luajti rolin e një roboti me zë pule. Hudgens luajti një rol përkrahës për një komedi muzikore të titulluar “Bandslam”, që u publikua në mënyrë teatrale në 14 gusht 2009. Hudgens luajti dhe ne filmin “Sa5m" rolin e një adoleshenteje 15 vjeçare, student e vitit të pare, e ngathët dhe me talente të shfrytëzuara. Edhe pse filmi “Bandslam” nuk ishte shumë I suksesshëm, aktrimi I Hudgens mori vlerësime nga kritikët. David Waddington, pjesëmarrës I North Wales Pionee, vuri në dukje se “shkëlqeu me shumë ndër të gjithë aktorët e filmit”, ndërsa Philip French i “The Guardian” e krahasoi aktrimin e saj në nivelin e Thandie Newton dhe Dorothy Parker. Në vitin 2009 u njoftua se ajo do të luante rolin e Linda Taylor tek “Beastly”, film I bazuar tek libri I Alex Flinn, kundër Alex Pettyfer. Ajo luajti “të bukurën” ne këtë histori. Hudgens u caktua në rolin e Blondie, në një film aksion te njohur si “Sucker Punch”, që do te publikohet në mars të vitit 2010.

Jeta personale dhe imazhi publik[redakto | redakto tekstin burimor]

Në një intervistë në Tetor 2007, Hudgens pranoi se kishte një lidhje me aktorin Zak Efron i cili ishte aktor në filmin “High School Musical” që nga mbarimi i xhirimeve të këtij filmi.Mirepo Zac Efron asnjëherë nuk është deklaruar para e se nëse ata janë çift apo jo.Para këtij eventi këta dy aktore nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe nuk u takuan deri sa filluan provat për filmin.hudgens është një katolike dhe gjatësia e saj është 5’3’’. Në vitin 2006 fitimet ehudgens arinin deri në vlerën 2 Milion dollarë.hudgens ishte e përfshirë në në listën “Forbes” në fillimet e vitit 2007 ku përfshiheshin personat më të pasur të moshës të saj.Në 12 Dhjetor 2008, Vanessa ishte në postin e 20-të të listës “Forbes”, fituesit e medhenj nën moshën 30 vjeç” ku ishte reportuar se të ardhurat e saj arrinin deri në 3 milion dollarë në 2008.

Gjithashtu Hudgen's ishte në vendin e 62-të ndër femrat më të bukura të vitit 2008 dhe në vendin e 42-të në vitin 2009. Gjithashtu emri i kësaj aktoreje të re ishte edhe në listën e 'Maxim' ku përfshiheshin "100 Personat më të Bukur në Botë" në listën e vitit 2008 dhe 2009. Përfaqësuesi e Vanessa Hudgens,ishte kompania Uilliam Morishudgens (William Moris. Hudgens).hudgens pranoi një kontratë me 'Ecko Products' që të reklamonte produktet e tyre por kjo kontratë zgjati vetëm 2 vjet, deri në fund të vitit 2009.

Hudgens është një vullnetare e rregullt për aktivitetet e bamirësisë, që zhvillohen në mbarë botën (përfshirë këtu Best Buddies International,[60][61] Lollipop Theater Network,[62] St. Jude Children's Research Hospital[63] dhe VH1 Save The Music Foundation.[64] . Hudgens gjithashtu përfshihet edhe në edicionin “Nje Krishtlindje e Veçantë, Volumi 7' ku fitoi dhe çmimin “Special Olympic”.