Vangjel Vangjel Postoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vangjel Vangjel Postoli Ka lindur më 19 mars të vitit 1940 në Berat. Ka mbaruar studimet në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë. Kreu detyra të ndryshme deri në atë të Zëvendëskomandantit të Regjimentit. Ishte pilot i Klasit të Dytë me helikopter. Ra në krye të detyrës me 22.11.1989 së bashku me pilotët e teknikët e tjerë që shkuan në ndihmë të studentëve e pedagogëve të Institutit të Lartë Bujqësor, pas një aksidenti automobilistik që ata kishin pasur në Llogara, Himarë. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.