Vasfije Krasniqi
Vasfije Krasniqi (lindur në 1982) është një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë e dhunuar seksualisht që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë gjatë konfliktit. Intervista u zhvillua pranë televizionit kosovar RTK në datën 16 tetor 2018. Sipas rrëfimit të Krasniqit, dhuna seksuale është ushtruar nga dy persona: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviçit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.[1]
Ajo ra viktimë e dhunës seksuale në moshën 16 vjeçare. Momentalisht Vasfija jeton në Teksas dhe është nënë e dy fëmijëve. [2]
https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/10/vasfije-2-780x439.jpg
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2018. Marrë më 17 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://telegrafi.com/rrefimi-vasfije-krasniqit-dy-dekada-pas-tmerrit-te-perjetuar-gjate-luftes-ne-kosove-video/