Vazopresina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vazopresina

Vazopresina sipas strukturës kimike është oligopeptid i nërtuar prej 8 aminoacidesh. Roli i saj kryesor është në rregullimin e sasisë së urinës që sekretohet për 24 orë (në rregullimin e diurezës). Nëse çrregullohet mekanizmit i krijimit të vazopresinës dhe sekretimi i saj në gjak atëherë shfaqet sëmundja e diabetit josheqerik- diabetes insibidus. Të sëmurët nga ky lloj diabeti pijnë shumë ujë dhe gjatë ditës derdhin sasi të mëdha të urinës (5-10 litra urinë). Urina është e zbehtë, gati pa ngjyrë dhe me peshë të vogël specifike (1.002-1.005).