Veprimtaria e rilindesve te pare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Veprimtarinë rilindasit e parë e zhvilluan jashtë atdheut. Ndër rilindasit e parë shqiptarë janë: Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi dhe Zef Jubani. Naum Veqilharxhi nga Vithkuqi i Korçës, veprimtarinë e tij e zhvilloj ne Rumani. Ku filloj perpjekjet për të krijuar një alfabet të veçantë për shkrimin e gjuhës shqipe, ku dhe ja arriti qëllimin që të krijoj alfabetin me 1844, ai botoi një abetare të vogël të quajtur Evëtar e cila është abetarja e parë në gjuhën shqipe. Një vit më vonë e botoi një abetare të re më të plotë se e para. Ndër intelektualët arbëresh është Jeronim De Rada nga fshati Makie i Kalabrisë, i cili u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë arbëreshe dhe të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotët shqiptarë që jetonin dhe punonin në Stamboll si: Konstadin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemaili të cilët u përpoqën për njehsimin e alfabetit dhe krijimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në vitin 1867 Konstadin Kristoforidhi botoi ne Stamboll një abetare të re në gjuhën shqipe e cila u përhap dhe u mirëprit në vise të ndryshme të Shqipërisë.