Verdhëza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skeda:Jaundice2008.jpg
Verdhëza te pacienti me hepatit

Verdhëza ose Ikteri është shprehje e përdorur për të treguar një zverdhje të lëkurës, në një farë mënyre sëmundje e verdhëzës. Në fakt shprehja përdoret sa herë që një njeri ka një zverdhje të lëkurës, por që nuk është sinonim me hepatitin.

Fjala ikter vjen nga greqishtja e vjetër dhe d.m.th i verdhë. Simptome e shumë sëmundjeve të mëlçisë, të fshikëzës së tëmthit, apo rrugëve biliare. Karakterizohet nga ngjyrimi i verdhë i lëkurës, i mukozave të dukshme dhe i sklerës. Kjo situatë shkaktohet nga rritja e përqendrimit të bilirubinës në gjak (substancë që formohet nga katabolizmi i molekulës hemë të hemoglobinës. Niveli normal i bilirubinës në gjak është 0,2 - 1,0 mg/dl. Në nivele më të larta se 2,0 - 2,5 mg/dl të bilirubinës fillon shfaqja e verdhëzës. Intensiteti i ngjyrimit është në proporcion të drejtë me përqendrimin e bilirubinës në gjak.

Bilirubina ndodhet në dy forma, forma indirekte dhe direkte:

  • Bilirubina indirekte është forma e bilirubinës që qarkullon në gjak e lidhur me albuminën. Nuk mund të filtrohet nga veshkat për shkak se albumina është proteine me mase të madhe molekulare. Kjo formë e bilirubinës kapet nga hepatocitet (qelizat e mëlçisë) dhe konjugohet me acidin glukorunik. Përqendrimi i saj mund të rritet në rastin e një emolie d.m.th te një shkatërrimi të madh të rruazave të kuqe të gjakut.
  • Bilirubina direkteështë forma e bilirubines e konjuguar me acidin glukorunik. Procesi i konjugimit ndodh ne mëlçi. Mëlçia sekreton bilirubinën direkte në lëngjet biliare të cilat përfundojnë në duoden.