Veshka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pozita e veshkëve, pamje nga prapa

Veshka, organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues në shumicën e kafshëve, duke përfshirë vertebrorët dhe disa jovertebrorë. Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe rregullimin e trysnisë së gjakut (përmes ruajtjes së drejtpeshimit kripë-ujë). Ato i shërbejnë trupit si një kullues natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat shmangen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë.

Anatomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek njerëzit veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, një në çdo anë të shtyllës kurrizore. Asimetria në zgavrën e barkut e shkaktuar nga pozicioni i mëlçisë zakonisht bën që veshka e djathtë të jetë pak më e poshtë se sa veshka e majtë. Sipër secilës veshkë gjendent gjëndra mbiveshkore përkatëse, majtas dhe djathtas. Pjesët e sipërme të veshkave janë të mbrojtura pjesërisht nga brinjët e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta; në totalitetin e saj veshka dhe gjëndra mbiveshkore janë të rrethuara nga dy shtresa dhjami (rrethveshkore dhe paraveshkore). Veshka e çdo të rrituri peshon midis 125 dhe 170 gram te meshkujt dhe midis 115 dhe 155 gram te femrat. Veshka e majtë zakonisht është pak më e madhe se e djathta.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Piramida Renale • 2. Arteria Interlobulare • 3. Arteria Renale • 4. Vena Renale • 5. Hilumi (Hyrja) • 6. Hapësira Renale • 7. Ureteri • 8. Xhep i vogël • 9. Kapsula Renale • 10. Kapsula Renale e Poshtme • 11. Kapsula Renale e Sipërme • 12. Vena Interlobulare • 13. Nefroni • 14. Xhep i Vogël • 15. Xhep i Madh • 16. Tubi Renal • 17. Kollona Renale

Veshka ka një strukturë në trajtën e një bathe. Çdo veshkë ka sipërfaqe të lugët dhe të mysët. Sipërfaqja e lugët, gjiri është pika në të cilën hyn në veshkë arteria veshkore dhe dalin vena veshore dhe ureteri. Veshka është e rrethuar nga inde të forta fibroze, kapsula veshkore, e cila në vetvete është e rrethuar nga një shtresë dhjami.

Veshka është përafërsisht 11-14 cm e gjatë, 6 cm e gjerë dhe 4 cm e trashë.