Vetmia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Solitude by Frederic Leighton

Studime të thelluara nga filozofë, psikologë, sociologë e hulumtuesë të profileve të tjera, vënë në pah se vetmia dhe izolimi nuk janë çështje që çrrënjosjen me prezencë në turmë. Thjeshtë të jesh i rrethuar me njerëz nuk e ndjek ndjenjën e vetmisë dhe të izolimit. Ajo bënë të harrohet për një moment vetmia, por nuk e çrrënjos atë.

Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditshme të cilat mundësojnë marrëdhënie ndërnjerëzore në të gjithë botën pa luajtur aspak nga vendi : telefon, celularë, interneti... janë në prani dhe në shërbim të njeriut. Kontakti me familje, ose për çështje afariste e profesionale, kudo që të jenë, është i lehtë dhe i përnjëhershëm. Aftësia për të kontaktuar kudo që të jemi, në fushë, mal, plazh e gjetiu, është privilegj i kohës dhe gjeneratës sonë.

Jemi dëshmitarë të një mundësije të jashtëzakonshme për lidhje humane. Njeriu i shekujve të kaluar nuk pati as përafrisht këtë privilegj tonin. Megjithatë, studime të ndryshme tregojnë se në shoqërinë bashkëkohore, numri i atyre që vuajnë nga vetmia është tejet i madh. Si mund që në këtë kohë kur të gjithë jemi të lidhur me tel e satelitë komunikues që lundrojnë mbi kokat tona, të krijojmë varfërim marrëdhëniesh ? Që absurdi të jetë akoma më i prekshëm, e për ilustrim, duhet të përmenden edhe mundësitë më të ngrohta të kontaktimit : avionë, vetura dhe të gjitha mjetet tjera për qarkullim, i japin njeriut aftësinë të ndjejë afërsinë fizike të atyre që dëshiron në momente të caktuara.

Si pra vetmia arriti të kaloj në "epidemi" ? Duket se begatia teknike që lehtëson aq shum komunikimin të shëndrohet në një plogështi për afërsi më ata që janë gjeografikisht pranë. Në vendet më të zhvilluara industrialisht, kjo dukuri është më e përhapur se në vendet tjera. Studimet tregojnë se në SHBA 60 % të rijve nuk dinë emrin e fquit : ata as kanë përgjigje se ku mund, në rast nevoje të lypin ndihmë. Fenomen ky i panjohur në shekujt e kaluar.

Në botën absurde e moderne : planeta është zvogëluar aq sa njeriut i nevojiten vetëm disa orë për të shkelur tokat më të largëta të saja, por që nga ana tjetër, i mbeshtjellur me turma njerëzish, mposhtet nga vetmia dhe izolimi. Ankthi nga vetmia merr përmasa shqetësuese, aq më tepër se ky ankth, çon në izolim, kështu që tani preket shëndeti në përgjithësi. Zvogëlohen aftësitë për zgjidhje të çështjeve të përditshme, zvogëlohet hapësira për informim e me këtë ngushtohen rrugëdaljet nga gjendja e ankthit dhe pezmatimeve tjera shpirtërore. Njeriu ka nevojë për të shtrënguar dorën e tjetrit, ka nevojë për buzëqeshje, për ndërrim fjalësh. Keni vërejtur fytyrat e njerëzve kur ia shtrëngojnë dorën njëri tjetrit. Përjetim i mrekullueshëm apo jo ? Po kur dy persona ndërrojnë përqafime ? Po dora humane mbi sup ? Njeriu është qenie shoqërore dhe mungesa e kohës së industrializuar dhe monetizuar, duket se luan rolin më të madh në zvogëlimin e mundësive për kontakt, e pra, edhe mundësive për t'u kujdesur për tjetrin, për të zgjatur dorën drejt dorës, për t'u argëtuar bashkë, për të krijuar miqësi e për tu kujdesur për të.

Vetmia shoqërore (sociale)[redakto | redakto tekstin burimor]

Njeriu, në marrëdhëniet me të tjerët, sa më i angazhuar që të jetë, se paku në hap shoqëror, është jashtë një izolimi të quajtur vetmi. Por kjo nuk mjafton që vetmia të jetë e mposhtur në kuptimin e plotë moral, të karakterit dhe atë psikologjik. Relacionet shoqërore profesionale mundësojnë lehtësimin e vetmisë së personit se është i pajisur me komunikim së paku në pjesën e domosdoshme të plotësimit të detyrave dhe angazhimeve. Ky lloj komunikimi ka pra, pjesën e "detyrueshme" shoqërore dhe instinktin e të fituarit për të jetuar a mbijetuar. Gjithsesi, këtu bëhet fjalë edhe për komunikim në rast të jokomunikimit. Vet fakti se nuk komunikojmë me tjetrin është komunikim. Nga kjo, konstatojmë se vetmi totale nuk ka dhe se kushtet për një fenomen të tillë nuk ekzistojnë.

Pasiviteti shoqëror, pra tërheqja me dëshirë a me shkaqe të tjera jashtë mundësive të subjektit, nuk krijon kushte për vetmi të plotë dhe pra është e paqenëshme. Sikur të jetohet fizikisht larg çdo kontakti human, do të krijohen kontakte me rrethin ekzistues natyror ; një simbiozë që nuk toleron vetmi të skajshme dhe pa relacione me natyrën (dialogu i imagjinativ me bimët a me kafshët). Njeriu është i pajisur me mudësi për komunikim, në radhë të parë me aftësinë e të folurit e kjo vetvetiu krijon bazën materiale që çkyq vetminë totale, së paku në fushën relacionale.

Çkyqja nga jeta shoqërore me vendime të saj, lënia pas dore e individit, dënimi me burg, vetëm se janë shkëputje nga favoret që sjellin relacionet humane dhe vetmi e standardizuar me ligje ose me inate të gjithëndorëshme që mund të krijojnë ndjenjë vetmie, që gjithsesi është e pjesshme.

Absurdi i të burgosurit të izoluar, të cilit edhe ushqimi i shërbehet me anë të instrumenteve elektrorobotike pa parë njëri ose qenie tjetër të gjallë, nuk është i vetmuar sepse nuk është i çkyqyr nga marrëdhëniet me tjetrin. Ai nuk është i çkyqur as nga komunikimi. Sjellja e ushqimit është në vehte komunikim me atë që vendos t'ia sjellë pjatën roboti. Aty janë konceptuesi dhe punëtorët që prodhuan këtë "makinë".

Absurdi i dytë është më ekstrem ; mbyllja e subjektit në vetmi dhe lënia pa ushqim gjer në mbarim. Izolimi është në fuqi ; vetmia jo. Atë dikush e lë në vetmi fizike por relacioni shoqëror nuk mungon, andaj vetmi totale, në këtë rast nuk ekziston. Subjekti është koshient se dikush e dënoi, se dikush i ndalon të tjerët t'i sjellin ushqim e pije. Relacioni me të tjerët ekziston në çdo rrethanë dhe pra, në asnjë mënyrë nuk mund t'i shpëtohet tjetrit.

Format e relacionit, komunikimi, mediat dhe sindromi i vetmisë në shoqëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Pretendimet se jetojmë në një kohë komunikimi e pra ngritjes gjer në nivele më të skajshme të vetmisë janë aq sa të thjeshta sa dhe të gabuara. Mjetet e informimit të ditëve tona, konsiderohen në përmasa mjaftë të gjëra nga sociologë e filozofë se janë pasuri dhe element kryesor i komunikimit që i ka munguar gjeneratave të kaluara. Këto mjete të informimit të quhen mjete komunikimi sjell një vlerësim negativ mbi teorinë e përmendur. Televizioni, radioja, me përjashtim të mundësive që ofron interneti e telefoni, janë kumunikim-prezentim i një të dhëne a ideje pa mundësi të komunikimit. Këtu ka vetëm një lidhje virtuale në mes informuesit dhe dëgjuesit pa asnjë lloj forme të bashkëbisedimit. Konfuzioni qëndron në mes të informacionit dhe komunikimit. Thjeshtë mediat janë mjet informacioni dhe jo komunikim palësh.

Në këtë rast, dallohet interneti nga mjetet tjera informuese (e jo komunikative) se nëpërmjet të rrjetit, komunikimi edhe kur është virtual (forma të ndryshme të bisedave në linjë (chat) krijojnë lidhje reale në mes të palëve kështuqë mungesa e prezencës objektive fizike në afërsi, nuk peshon si vetmi. Përkundrazi ky lloj relacioni është tejet tërheqës nga numër njerëzish të cilët lidhen pas miqësive dhe dialogut në mënyrë adiktive, gjë që ngrenë një problem tjetër individual dhe shoqëror. Sidoqoftë, ndjenja e vetmisë ngritët nga personi, gjatë komunikimit virtual, edhe pse është e qartë se fizikisht nuk ka prezencë të tjetrit në prani.

Si përfundim rrjedhon se televizioni radioja, dhe shtypi janë mjete të informimit dhe jo komunikim në mes të subjekteve. Këtu subjektet nuk kanë marrëdhënie bashkëbiseduese. Njëra palë argumenton, dhe nuk ka asnjë mundësi të dëgjoj palën tjetër es as t'i ofroj tjetër përveç dëgjimit dhe shiqimit e gëlltitjes së dhënave.

Më së fundi, komunikimi përfshinë një dëshirë, një thirrje të brendshme të papërballueshme për komunikim. Çdo mungesë apo ndjenjë mungese në këtë drejtim, është një paaftësi e një realiteti të vullnetit tragjik. Një paaftësi për të dalur në shesh dhe për të ju ngjeshur marrëdhënieve ashtu si që janë.

Vetmia filozofike[redakto | redakto tekstin burimor]

Një lloj vetmije e dëshiruar, që mund të arrihet vetëm me vullnet të fortë gjer në një nivel të lartë, por jo edhe në absolutizëm është kufizimi ose largimi nga animet e ndryshme politike, sidomos ata të bashkuara në parti, largimi nga çdo lloj mbajtje krahu të pushtetit i çdo farë lloji që të jetë e pse jo edhe largimi nga mbështetja e ndonjë besimi qoftë grupor, qoftë me përmasa të mëdha numerike si që janë fetë monoteiste.

Kjo është forma më e lartë e mbajtjes larg shemave dhe shematizimit të mendimit. Kjo vetmi, nuk është asesi mbyllje absolute dhe largim nga ekspozimi: kjo është vetëm distancim nga kanalizimi e mendimit të lirë. Të lidhesh pas një ideje të shëndruar në platformë politike ose edhe përbërje tjera bëmirëse, është humbje e lirisë së mendimit të pavarur dhe skllavërim e kalim në rradhët partizane të një lëvizje. Nuk flas për tërhekje dhe izolim nga ndërtimi i jetës individuale dhe shoqërore. Nuk flas për ikje nga debatet dhe synimet për ditë të mira të njerëzimit por të jesh partizan i komunizmit, i kapitalizmit, dhe sa e sa sistemeve të ndryshme që kanalizojnë jetën secila në mënyrë më "demokratike dhe të barabartë", është bartje e forcave psiko-fizike në anën e diçkahit që nuk mund as pres së largu të jetë sublime. Mendimtarë por dhe shumë individë pa aspirata shkencore a filozofike, hyjnë me dëshirë e me mund të madh në një vetmi që do ta quaj vetmi filozofike. Kjo vetmi, të sqaroj gjer në fund, nuk i ik obligimeve dhe luftës për ndryshime dhe përparim : ajo vetëmse i largohet shemave që dëmtojnë lirinë e zhvillimit në trajta të tjera nga ato që i toleron një grup apo një parti a fe tjetër. Vetmia e këtillë nuk, largon simpatizantët por në asnjë mënyrë nuk krijon hierarki as partiake as sektare por vetëm sugjeron zgjidhje në lamitë përkatëse.

Shkëputja e marrëdhënieve[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrëdhëniet njerëzore përbëhen nga vlera të ndryshme në aspektin e cilësisë dhe masës. Shkalla më e ulët është veçimi dhe ndjenja e të qenunit i veçuar. Kjo ndjenjë, është në të vërtetë vuajtja nga veçimi i të tjerëve. Ndjenja e të veçuarit nuk mund të shlyhet pasiqë përbëhet nga hapësira TË TJERËT dhe UN i vënë mbënë e në vetmi. Këtu bëhet fjalë për një ndjenjë shumë të fortë vetmije që përfshin të gjitha moshat por që me së shumti kaplon një numër të konsiderueshëm të moshuarish. Për të ikur nga kjo vetmi, e posaçërisht kur ajo është në shkallë të lartë dhe peshon rëndë mbi individin, ai vë televizorin, radion a internetin i cili mundëson marrëdhënie më realiste sepse ofron bisedën direkte të shkruar dhe audiovisuale. Kjo është në një formë prezencë dhe është pa rëndësi se çka konsiderohet nga ekspertë, jep një ngrohtësi të çmuar qënies shpirtërore që hulumton praninë e të tjerëve.

Në rastet akoma më të rënda të vetmisë, dalja në kafenenë e kuartit, është kërkim i idaljes nga izolimi, kërkim i pak ngrohtësie humane. Çdo ndjenjë e rëndë vetmie shtin në afrim drejt një çdokahu për të takuar dhe kështu gjetur ngrohtësinë e pranisë se tjerëve. Qendra e fshatit, kryet e mahallës, kroni, e pra çdo vendtakim i mundshëm largojnë së paku për një moment telashen e rëndë të të qenurit i vetmuar.

Vetmia dhe vetmimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Hareja që njeriu shpreson t'i sjell shoqërimi, nuk është tjetër vetmëse një kohë e caktuar e shpëtimit nga vetmia. Ngulfatja e saj është vetëm kohore se shpejt pas këtyre tubimeve, njeriu përsëri është vet dhe ndjenja e vetmisë ringjallet. Kjo nuk do të thotë se ajo bëhet barrë për subjektin për vet shkakun se vetmia, në pikë të parë, përjetohet në dy mënyra plotësisht të dalluara :

  • 1. Vetmia është pjesë shpirtërore e pandashme nga e cila nuk ik njeriu; përkundrazi atë e lyp me intensitet kur ajo i mungon. Jeta e përditshme ngarkon me të gjitha llojet e emocioneve : stress, hare, luftë psikokonkurenciale në mes individëve (sundimi dhe mbisundimi psikik), ahengu e çdo lloj tjetër aktiviteti, kërkojnë çaste të vetmisë për pushim. Përpos kësaj, personaliteti vet, bota psikike vet, janë të ndryshme nga njeriu në njeri që vetvetiu në thelb është një vetmi e lindur. Unë nuk mund të jem tjetri dhe tjetri nuk mund të jetë unë. Askush nuk mund të mendoj e të veproj si tjetri et si pasojë, tjetri nuk mendon e vepron si unë. Çdo kush mendon vet në kokën e vet dhe me këtë, rritet jeta shpirtërore dhe vlerat morale të individit. Kjo vetmi është përsosje e lindur dhe nga ajo nuk ka tentim ikje po përkundrazi, asaj shpesh i kthehet njeriu se ka nevojë për të. Kjo vetmi e ndërlidhur me marrëdhënie me të tjerët, krijon personalitetin dhe si përmenda më parë, formon vijat e moralit dhe sjelljeve me botën.
  • 2. Procesi që çon në vetmim është pasojë e mbylljes graduale në vetvehte qoftë nga përjetime të dhimbshme, qoftë nga marrëdhënie të tendosura me të tjerët. Tendencat janë izolimi, shkëputja nga bota tjetër dhe mbyllje në vetvete. Në këtë formë të ndarjes më nuk ka vetmi por vetmim. Këtu shum pak ndihmon vrapi i kohëpaskohshëm drejt tjetrit. Ndjenja e vetmisë persiston edhe në prezencë të tjetrit e sidomos rrikëthehett posa subjekti të gjindet vet. Vetmimi në plan psikologjik përshkohet me ndjenja të hedhjes nga të tjerët si dhe me fajësimin e vehtes e sidomos fajësimin e fatit të keq dhe fajësimin e botës që e rrethon. Shquar në mënyrë rrënjësore, vetmimi është izolim dhe egocentrizëm. Është ndjenjë vetanake që nuk kërkon të ndaj e të kuptoj botën e tjetrit. Halli i vet është gjithmonë më i madhi i halleve. Kjo ndjenjë, shkakton trazira të thella tanimë të luhatura te subjekti që kërkon shum shpesh, izolim (vetmim) dhe mbyllje ekstreme në vetvete. Kjo formë e vetmimit nënkupton edhe ndjenjën e braktisjes nga pala tjetër. Këtu flas për braktisje në dashuri. I "braktisuri" shpesh, tërhiqet në izolim duke ju nënshtruar sindromit të braktisjes e të hedhjes e kjo shëndrohet në vetmim të tendosur ankth, shpesh me përmasa tejet të thella.

Vetmia individuale, vetmia e turmës dhe vetmia e masave[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndjenja e vetmisë dhe e harresës nga të tjerët nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Rastet e vetmisë së përbashkët ose vetmia e turmës është ndjenjë që çfaqet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë dhe aksione bamirëse ose qëllimkëqija. Vetmia e grupit (dy e më tepër personë), është thelbësisht ndjenjë që lind nga situata e ndërlikuar dhe ngren ngulmin e trishtimit dhe nxit frikën e zhdukjes fizike. Grupi ndihet i harruar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga zjarrfikësit nga shokët e kështu me radhë. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjera. Një popull i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë në raste specifike të krijuara nga një politikë e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet a nga shtete të tjera, me bllokada, izolime dhe shtypje të llojeve të ndryshme. Këto situata psikotraumatike janë në të vërtetë imponime kështu që dhe lirisht mund ti quajmë me një emër vetmi e imponuar.