Violanta e Hungarisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Violanta e Hungarisë
Violanta e Hungarisë
Të dhënat personale
Lindi më: 1216
Vdiq më: 1251
Profesioni: Mbretëreshë Bashkëshorte e Aragonit


Violanta e Hungarisë (rreth 1216 – 1251) ishte Mbretëresha Bashkëshorte e Aragonit dhe gruaja e dytë e Mbretit Xhejms I. Ajo quhej Jolanta në hungarisht, Iolanda or Violant d’Hongria në katalunisht dhe Yolana or Violante de Hungria në spanjisht.

Familja[redakto | redakto tekstin burimor]

Violanta u lind në Esztergom, vajza e Mbretit Andrea II i Hungarisë dhe Mbretëreshës Bashkëshorte Violanda e Kortenajit. Gjyshërit e saj nga babai ishin Bela III i Hungarisë dhe gruaja e tij e parë Agnesa e Antioqit. Gjyshërit nga nëna ishin Pjetri II i Kortenajit dhe gruaja e tij e dytë Violanta e Flandersit.

Violanta ishte gjysmë-motra e Ana Marisë, Belës IV, Elizabetës dhe Kolomanit të Galicisë.

Nëna e Violantës vdiq më 1233, kur Violanta ishte 17 vjeçare. Babai i saj u rimartua, me Beatriçen e Estes, dhe pati një djalë të quajtur Stefan.

Martesa[redakto | redakto tekstin burimor]

Violanta u martua me Xhejmsin në vitin 1235.[1] Në atë kohë, Xhejmsi kishte një djalë, Alfonsin, me Mbretëreshën Eleanor. Xhejmsi u nda nga Eleanori dhe vendosi të rimartohej. Ai e zgjodhi Violanten.[2][3]

Xhejmsi dhe Violanta patën dhjetë fëmijë: James and Violant had ten children:

  1. Violant of Aragon[4] (1236–1301), Mbretëreshë e Kastiljes përmes martesës me Alfonsin X të Kastiljes
  2. Constance of Aragon, Lady of Villena
  3. Peter III of Aragon (1240–1285)
  4. James II of Majorca (1243–1311)
  5. Ferdinand of Aragon (1245–1250)
  6. Sancha of Aragon (1246–1251)
  7. Isabella of Aragon (1247–1271)
  8. Maria of Aragon (1248–1267), murgeshë
  9. Sancho, Arkipeshkop i Toledos (1250–1275)
  10. Eleanor of Aragon (born 1251, data e vdekjes nuk dihet; vdiq e re)

Violanta ishte gjyshja e Mbretit Filipi IV i Francës dhe Qarllsit, Kontit të Valoisit. Qarllsi ishte babai i Filipit VI të Francës.

Aktivieteti Publik[redakto | redakto tekstin burimor]

Geganta de Barcelona - Violant d'Hongria

Violanta ishte një grua e talentuar. Afër Xhejmsit I, ajo luajti një rol të rëndësishëm politik në Kurorën (Mbretërinë) e Aragonit. Ajo ishte këshilltarja më e çmuar e mbretit, në të cilin ajo kishte një ndikim të madh.

Ajo ndërhyri me vendosmëri në marrëveshiet ndërkombëtare të rëndësishme si Traktati i Almizrës me Mbretërinë e Kastiljes (1244), e nënshkruar me kusht që Zayyan ibn Mardanish ta dorëzojë qytetin e Valencias, ku ajo hyri triumfalisht me burrin e saj më 9 tetor 1238.

Vdekja dhe varrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajo vdiq nga ethet duke shkelur në shenjtëroren e Salas, afër Hueskas, në vitin 1251. [5]

Eshtrat e Violantës dhe vajzës së saj, Sançës, janë në Manastirin e Shën Marisë së ValbonësVallbona de les Monges, Kataluni.

Ajo zgjodhi të varrosej në manastirin e Valbonës, ndaj të cilit ajo ishte treguar mirëbërëse. Varri i saj, i ndërtuar në murin e së drejtës së altarit është një seriozitet i madh. Varri, i ngritur në dy shtylla të zbukuruara me kryqe individuale të gdhendura me ari, është i sigurtë, me çati dhe gur të bardhë. Stolisja e vetme është një kryq në qendër të kulmit me të njëjtat karakteristika si shtyllat, por më i madh dhe pa ngjyra, tre mantelet me krahë mbretëror të burrit të saj në anën e dukshme në të dy skajet e kutisë.

Eshtrat e Mbretëreshës u zhvendosën në varr në vitin 1275, siç tregohet nga një mbishkrim në anën e kutisë së dukshme( Fuit translata donna | Violán regina | Aragonum | anno 1276 ) . violanta është anëtarja e vetme e dinastisë Arpad eshtrat e së cilës nuk janë trazuar.

Burri i saj u rimartua edhe një herë, me Teresa Gil de Vidaure e cila kishte qenë mësuese e tij.

Trashëgimia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga shekulli XIX, rrugë të qyteteve të Barcelonës, Zaragozës dhe qytete të tjera të ish-Shtëpisë së Aragonit, i janë dedikuar Violantës së Hungarisë.

Në vitin 2002, qeveria hungareze financoi restaurimin e varrin të saj, me vlerë prej 12.000 euro, por komuniteti i manastirit ndaloi studimin e brendshëm të saj.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Violant of Hungary
  1. ^ Crónica de San Juan de la PeñaMarch 2014
  2. ^ [1] Kings of Hungary, August 2012}}
  3. ^ Violant Arpad
  4. ^ en:Ricardo del Arco y Garay: Sepulcros de la Casa Real de Aragón
  5. ^ Thalamus de Montpellier

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]