Vlash Pambuku
Vlash Pambuku gazetar dhe fotograf sportiv shqiptar. Lindi në Berat më 31 janar 1934. Gjithë jetën e tij ja ka kushtuar gazetarisë sportive dhe fotografisë. [1]
Vlashi Pambuku është një nga gazetarët sportiv më të vjetër në vend. Ai ka nisur karrierën e tij që në vitin 1949.
Përveç gazetarisë, Pambuku vlerësohej maksimalisht në botën e sportit edhe për arkivin e fotove që ai kishte në pronësi, me një volum prej më shumë se 10 mijë fotografish nga ngjarje të ndryshme sportive. Ndër të tjera ai njihet edhe si botues i një sërë librash për sportin dhe si koleksionist. U nda nga jeta më 2 Dhjetor 2017. [2] [3]