Vuvuzela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vuvuzela prej plastike
Vuvuzela me shirita të verdhë dhe e zezë

Vuvuzela i takon grupit të instrumenteve me frymë, është simboli i futbollit jugafrikan.

Instrumenti ka formën e tubës, me gjatësi një metër. Lëshon një zë të ngjashëm si zëri i elefantit që del nga surla e tij. Përdoret në stadiume, dhe kur fryhen bashkë japin një zë të mërzitshëm të ngjashëm me gumëzhimëne bletëve në vapë.

Vuvuzela i njohur gjithashtu si lepatata, zakonisht plastike, prodhon një zë monoton, është patentuar nga Neil Van Schalkwyk. Një instrument i ngjashëm, i njohur si corneta, është përdorur në Brazil dhe në vende tjera të Amerikës Latine.

Vuvuzela përdoret në ndeshjet e futbollit në Afrikën e Jugut. Ajo është bërë një simbol i Afrikës së Jugut. stadiumet janë të mbushura me zërin e saj të lartë dhe të mprehtë.

Vuvuzela ka qene objekt i debatit të gjerë në nivele të larta zhurma e saj mund të çojë në humbjen e përhershme e dëgjimit për veshët e pambrojtur pas ekspozimit të gjerë. Në përgjigje të polemikës, një model i ri ka një zë të modifikuar që zvogëlon vëllimin për 20 dB. Por, analistët ndërkombëtarë, lojtarët dhe shikuesit bëjnë thirrje për të ndaluar vuvuzelat në ndeshjet e futbollit. Nga ky zë i mërzitshëm në stadion nuk mund të dëjohet asgjë tjetër.

Përdorimi në ngjarjet sportive[redakto | redakto tekstin burimor]

Vuvuzelisti

Përdorimi i vuvuzelave brenda stadiumeve ka qenë dikur i ndaluar. Ky instrument është një tipar i Afrikës së Jugut, kulturës dhe traditave të saj. FIFA vendosi të lejojë përdorimin e vuvuzelave në stadiume nga viti 2008.

Në veçanti, vuvuzela u dëgjua gjatë Kupës së Konfederatave 2009, për shkak të zhurmës intensive dhe të pandërprerë, madje i bezdisshëm për lojtarët, FIFA ka vlerësuar mundësinë e parandalimit të futjes në stadium gjatë botërorit 2010.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Vuvuzela