Wangari Maathai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Wangari Muta Maathai (1 prill 1940 - 25 shtator 2011) ishte një aktiviste sociale, mjedisore dhe politike keniane dhe gruaja e parë afrikane që fitoi çmimin Nobel. [1] Ajo studioi në Shtetet e Bashkuara, ku mbaroi studimet Bachelor në Mount St. Scholastica dhe Masterin në Universitetin e Pittsburgh. Ajo ishte gruaja e parë në Afrikën Lindore dhe Qendrore që u bë Doktore Filozofie, duke marrë Ph.D. nga Universiteti i Nairobit në Kenia.

Në 1977, Maathai themeloi Lëvizjen e Brezit të Gjelbër, [2] [3] një organizatë joqeveritare mjedisore e përqendruar në mbjelljen e pemëve, ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e të drejtave të grave . Në 1984, asaj iu dha Çmimi për të Drejtën e Jetesës për "transforminin e debatit ekologjik Kenian në aktivitet masiv për ripyllëzimin". Maathai ishte një anëtare e zgjedhur i Parlamentit të Kenias dhe midis janarit 2003 dhe nëntorit 2005 shërbeu si ndihmës ministre për mjedisin dhe burimet natyrore në qeverinë e Presidentit Mwai Kibaki. Ajo ishte Këshilltare Nderi e Këshillit Botëror për të Ardhmen.

Maathai vdiq nga ndërlikimet prej kancerit ovarian më 25 shtator 2011.

Referim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rice, Xan (2011-09-26). "Wangari Maathai, Nobel Peace Prize Winner Dies". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2019-04-13.
  2. ^ Rice, Xan (2011-09-26). "Wangari Maathai, Nobel peace prize winner, dies at 71". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2019-04-13.
  3. ^ http://www.cstraight.com, Cstraight Media -. "Biography | The Green Belt Movement". www.greenbeltmovement.org (në anglisht). Marrë më 2018-05-23. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |last= (Ndihmë!)