Wen Jiabao
Wen Jiabao (kinezçe: 温家宝) lindi në shtator të vitit 1942 në qytetin Tianjin. U pranua në prill të vitit 1965 në Partinë Komuniste të Kinës. Filloi punën në shtator të vitit 1967, pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në specialitetin e strukturës gjeologjike të Institutit Gjeologjik të Pekinit. Ka titullin akademik "inxhinier". Tani ai është anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe kryeministër i Kinës.
Jetëshkrimi i Wen Jiabaos [redakto]
1960 - 1965 Student i Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Burimeve Minerale pranë Institutit Gjeologjik të Pekinit
1965 - 1968 Student pasuniversitar në specialitetin e strukturës gjeologjike pranë Institutit Gjeologjik të Pekinit
1983 - 1985 Zv.ministër i Gjeologjisë dhe i Burimeve Minerale
1985 – 1986 Zv.drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës
1986 - 1987 Drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës
1987 - 1992 Kandidat për sekretar të Sekretariatit të KQ të PK të Kinës; drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës; sekretar i Komitetit të Çështjeve të Institucioneve pranë KQ-së së PK të Kinës
1992 – 1993 Kandidat i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretari i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës; drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës; sekretar i Komitetit të Çështjeve të Institucioneve pranë KQ-së së PK të Kinës
1993 - 1997 Kandidat i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës
1997 - 1998 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Zyrës së Sekretarit të KQ të PK të Kinës
1998 - 2002 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës; zv.kryeministër i Kinës; sekretar i Komitetit të Çështjeve Monetare të KQ të PK të Kinës
2002 - 2003 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, zv.kryeministër i Kinës; sekretari i Komitetit të Çështjeve Monetare të KQ të PK të Kinës
2003 - tani Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; kryeministër i Kinës.

