Wikipedia:Artikulli i ditës/39, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
link={{{të çon}}}

Sazani është ishulli më e madhë i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike. Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Jonian të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani.

Shiko më shumë...