Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/17

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Smiley

...Besohet se figura simpatike e përbërë nga dy pika dhe një vijë harkore e cila paraqet një fytyrë të lumtur, është zbuluar më 1982 nga profesori Scott Falman nga Universiteti “Karneg Melon” në Pitsburg dhe blogeri amerikan Levi Stahl është i bindur se figura (emoticon) smiley është shumë më i vjetër dhe se e ka gjetur në këngën “The Fortune” të këngëtarit anglez Robert Herick nga viti 1648?

...Kërkuesit europianë kanë zbuluar se drita nga pjesa blu e spektrit ndikonte pozitivisht tek emocionet e njeriut, qielli është i kaltër falë një efekti të quajtur shpërhapje dhe drita e Diellit duhet të kalojë përmes atmosferës së Tokës, që është e mbushur me gaze dhe grimca, të cilat e shpërndajnë atë kudo?

...Mosha e Tokës është një debat i hapur për shkencëtarët që prej një kohe shumë të gjatë. Në vitin 1654, një studiues i quajtur John Lightfoot, llogariti që sipas Biblës, Toka ishte krijuar në orën nëntë të mëngjesit sipas orës së Mesopotamisë, në datën 26 tetor të vitit 4004 përpara erës sonë?

...Kur dikush i referohet teorisë së relativitetit, në fakt ai po flet për dy teori, relativitetin special dhe atë të përgjithshëm, që u hartuan nga fizikani Albert Ajnshtajn në fillim të viteve 1900 i cili mendoi një mënyrë të zgjuar për ta shpjeguar: “Kur një burrë qëndron pranë një vajze të bukur për një orë, i duket si një minutë por kur ai ulet mbi një sobë të ngrohtë për një minutë, i duket si një orë. Ky është relativiteti.”?

...90% e tërë aktivitetit vullkanik shkaktohet në Oqeane?

...Ndonëse me një zanafillë 800-vjeçare, me institucione e ligje si çdo shtet mesjetar i Europës, për shtetin e Arbrit, sipas studiuesve dihet shumë pak në mjedisin shqiptar dhe se “Dokumenti më substancial, më i pazëvendësueshëm i kësaj periudhe vjen nga arkeologjia, është mbishkrimi i famshëm i Gziqit, që sot ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë dhe është në latinisht, element kulturologjik i patjetërsueshëm i ritualit roman?