Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/37

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Topthi i Artë.

... Kuidiçi është një sport imagjinar shpikur nga autorja J. K. Rowling për serinë e librave fantazi Harry Potter. Është një sport i rrezikshëm, por popullor që luhet nga shtrigat dhe magjistarët që hipin në bishta fshesash. Ndeshjet luhen në një fushë të madhe ovale me tre gola në formë unaze me lartësi të ndryshme në secilën anë, midis dy skuadrave kundër njëra-tjetrës me nga shtatë lojtarë secila: tre Ndjekës, dy Goditës, Portieri dhe Kërkuesi.