Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Pranë kështjellës së Kepi i Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qënë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout. Ky i fundit ishte i vetmi objekt që ekzistonte deri përpara disa vjetësh në gjëndje rrënoje. Kisha e Shën Ndout kishte një planimetri 13,6 m x 6,2 m. Ajo përbëhej nga Naosi, narteksi dhe kthina e altarit (A. Meksi. Arkitektura mesjetare në Shqipëri. Fq.135). Objekti ishte ndërtuar me një muraturë prej gurësh shtufi dhe tullash të lidhura me llaç gëlqereje, ku është përdorur teknika bizantine e kluasonazhit. Kisha i takon arkitekturës romane-gotike e cila shihet tek harqet e mprehta. Kisha e Shën Ndout është ndërtuar sipas specialistëve në shekujt 14-15.Njëri prej këtyre manastireve përmendet në një document të vitit 1488 në të thuhet që Papa Inoçenti VIII-të u lejon Minareve Observante të Dalmacisë të marrin rishtaz nën kujdesin e tyre manastirin e Rodonit pranë Currilave. (Dokumenta të shek. XV për historinë e Shqipërisë. Vëll IV.I. fq.108) Ndikimin dalmatin edhe në fushën e besimit në Shqipërinë e shekullit të XV. Diku në fund të viteve 1990 (1998-200) në financime gjermane u restaurua kisha e Shën Ndout, ku sipas legjendës këtu ka kaluar një pjesë të kohës së saj motra e Skënderbeut, Mamica.