Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/31

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rezidenca e Fisit Alia në Kryezi Pukë


Familja Alia ose shtëpia e madhe e Aliajve është një prej shtatëmbëdhjetë fiseve të fshatit Kryeziu i rrethit të Pukës. Aliajt njihen lokalisht edhe si fisi i Shalës prej rajonit ku kanë origjinën. Fisi i Aliajve e ka origjinën në Pecaj-Nikaj dhe jane pjesë e bajrakut të parë të Dukagjinit. Trungu i kësaj familje u shpërngul nga Dukagjini pas luftrash të vazhdueshme me serbo-malazezët rreth viteve 1735. Aliajt jane një familje me tradita patriotike e atdhetare. Prej kësaj dere kanë dalë figura të shquara të kombit shqiptar si At Shtjefën Gjeçovi dhe rapsodi Dervish Shaqa. Ndue Dodë Alia, Mark Dodë Alia (Marka-Dod Alia) dhe Dedë Ndue Dodë Alia (ose Dedë Shala) janë dekoruar si qytetar nderi pas vdekjes kryesisht për kontributin e tyre gjatë dy luftërave botërore në mbrojtje të atdheut por edhe për diplomacinë ne luftën e tyre kundra sistemit totalitar të pasluftës. Emri "Alia" zëvendësoi mbiemrin e origjinës pas Ali Mark Kryeziut - një ndër pinjollët me zë të familjes. I pagëzuar me emrin Frrok në lindje, Ali Mark Kryeziu u quajt "Ali" nga administrata Osmane. Ali Marku bëri një karrierë të mahnitshme si oficer i lartë i makinerisë perandorake Otomane në Lindjen e Mesme. Pasi perandoria e vuri në dilemë mes interesave kombëtare e atyre të karrierës, Ali Marku dezertoi ushtrinë në Irakun e sotëm dhe u kthye në vendlindje. Trashëgimia e Ali Markut nuk qe vetëm nominale - ai u mësoi brezave që e pasuan se çfarë kishte ndjerë kur për herë të parë në udhëtimin e tij 3-mujor si dezertor drejt vendlindjes ai kishte dëgjuar të flitet shqip në një pazar të Tetovës.