Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/30

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liqenet e Belshit


Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë. Ndodhet në jug-perëndim të Elbasanit, rreth 30 km larg tij. Gërmimet arkeologjike në Grandishtë dëshmojnë se aty ka qenë vendbanim i lashtë ilir, sepse në bazë të sendeve të gjetura tregohet se kjo zonë ka qenë e banuar që në periudhën e bronzit të hershëm.